Dituria dhe Injoranca

Edhe nëse libërzimi i diturive apo shkencave duke i thjeshtëzuar dhe sistematizuar në një farë mënyre ato është i dobishëm për faktin që krijohet edhe një herë tjetër mundësia për t'i parashtruar gjërat ekzistente, mund të thuhet se ka një mijë e një dëme ngaqë e paralizon shpirtin e frymëzimit dhe deduksionit...

***

Dituria është një udhëzues orientimi; po sikur të mbështetet në zbulesën[1] e të ushqehet prej saj, arrin në përmasa që i kapërcejnë tokë e qiej dhe merr një vlerë të veçantë...

***

Tani nuk përgatiten më shpikës apo zbulues, por imitues. Tani ndihet nevoja e shpirtit kundërshtues e kryengritës që ta ndryshojë çdo gjë, qoftë edhe pjesërisht. Çdo gjë duhet ndërruar: libri, shkolla, klasa, banga, çdo gjë. Dhe është thelbësore të niset me kritikë...

***

Injoranca është shoku më i keq, dituria, shoku më besnik!..

***

Kur dituria bashkohet me karakterin e butë, arrin një thellësi që të merr mendtë!..

***

Kur nxehet, injoranti bërtet e thërret, kurse i mençuri planifikon se ç'duhet bërë...

***

Idealja qëndron mbi perustinë dituri-butësi-adhurim...

***

Po qe se dituria nuk është bërë burim për praktikën, është e paracaktuar të thahet e mbarojë...

***

Nevoja është prijësi symprehtë i shpikësve...

***

Eshtë tjetër të dish e, tjetër, të kuptosh; është më mirë ta kuptosh një gjë se sa vetëm ta dish...

***

Mësoje veten të thuash "nuk di" në mënyrë që kurrë të mos mbetesh i turpëruar duke thënë "nuk e di"...

***

Po të bëhej edhe konkursi i varfërisë, siç bëhen shumë lloj konkursesh, injoranca do të bëhej mbretëresha e një konkursi të tillë!..


[1] Në origjinal: vahj (arab.), revelacioni ose zbulesa hyjnore.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.