Respekt për Mendimin

Kritika e çdo gjëje, kundërshtimi për çdo gjë, s'janë veçse, për çdo herë, një akt shembjeje. Po qe se dikujt s'i pëlqen diçka, le të përpiqet ta bëjë më të mirën e saj, sepse pas shembjes s'mbeten tjetër veçse gërmadha, kurse pas bërjes, ngrehina dhe jetë...

***

Më tepër se nga furia dhe dhuna e hapur, duhet pasur frikë nga armiqësia e fshehtë dhe zemërimi dinak. Edhe nëse miqtë bëhen të ashpër sy ndër sy, në të vërtetë janë, për njëri-tjetrin, si engjëj mbrojtës. Ndërsa tregohen të butë, armiqtë, ngrejnë kurth, kurse ashpërsinë, ashtu si merimanga, e shfaqin duke i dhënë të drejtë vetes pasi ta kenë zënë tjetrin në kurth!..

***

Thonë, "filani laget në mot të thatë"! Iu bëfsha kurban atij! Ç'tu bësh atyre që s'lagen as nën shi!..

***

Në një kuvend, çdo fjalë ka vlerë. Nuk duhet të kundërshtosh menjëherë as mendimet që nuk përputhen me idenë tënde. Mendo se ato mund të jenë shprehur lidhur me diçka tjetër, duro gjer në fund dhe dëgjo!

***

Përvoja është mësuesi i mendjes dhe prijësi i mendimit!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.