اسلوب ما در برابر رفتارهای خصمانه

Një Meditim Mbi Persekutimin

Mes shumë e shumë himneve dhe këngëve shpirtërore të teksteve të shenjta që kanë pasur një forcë të madhe për popujt që kanë pasur vuajtje përgjatë historisë së njerëzimit është një që më ka shoqëruar më shumë përgjatë gjithë kohëve të fundit. Ajo këngë këndohej nga një shpirt i madh artistik, si ai i Sam Cooke, i mbështetur nga shumë kore të tjera kishtare. Ajo titullohet “Jam shumë krenar”, por mua më kujtohet edhe me titullit “Problemet nuk zgjasin përjetë”. Dhe një ndër vargjet më kryesore, në variantin e kënduar prej rev. Timothy Ëright dhe Kori Masiv i Interdenominacional i Chicago-s është kështu:

“Ti mund të vajtosh për një natë, po kapu fort pas besimit dhe çdo gjë do të shkojë vetë. Se vuajtjet nuk zgjasin përjetë.”

Që prej 15 korrikut të vitit 2016, pas një grushti shteti të dështuar, origjina e të cilit është ende e panjohur, ndërkohë që shumë shenja tregojnë që ai të jetë orkestruar nga vetë qeveria turke, njerëzit në mbarë botën, të cilët janë njëfarësoj të lidhur me lëvizjen “Hizmet” janë vënë në qendër të shënjestrës së persekutimit nga shteti turk. Po kjo përndjekje nuk është edhe aq e re; kjo përndjekje ka tash e sa dekada që vazhdon të jetë e këtillë. Dhe linjat e së arsyeshmes kanë rrëshkitur prej boshtit të saj në mënyrë të vazhdueshme. Dhe tentativa për grusht shteti është veçse preteksti më i mbramë.

Të krishterët si unë, që ndjekin shembullin e Jezusit, e njohin mjaft mirë mirësinë e të qenit vazhdimisht në qendër të shënjestrës nga ana e atyre që janë të rënë në batakun e korruptimit material dhe shpirtëror. Apostulli Pal, në letrën e tij të dytë drejtuar Kishës së Korintit, i drejtohej me këto fjalë komunitetit të krishterë të hershëm: “Jemi të shtypur nga çdo anë, por jo të goditur; në lëkundje, por jo të rënë në dëshpërim; të hedhur poshtë, por jo të shkatërruar” (4:8-9).

Mes njerëzve të Hizmetit, Fethullah Gyleni e di fare mirë, edhe nga jeta e tij personale, të cilën unë jam duke e shkruar ndërkohë, se ata që i janë dedikuar bërjes mirë shpesh ndodh që të përballen me persekutimin. Mirëpo ato vuajtje nuk zgjasin përjetë. Është gjithnjë e mira ajo që fiton në fund.

I ati i Gylenit, Ramizi, e dinte shumë mirë këtë të vërtetë. Ai donte që ta quante Muhamed Fethullah djalin e tij të madh, njësoj me profetin (pqmT), mirëpo nëpunësi i gjendjes civile i qeverisë shekullare të asokohshme e cilësoi këtë emër si shumë “islamik”. Mirëpo Ramizi e ruajti besimin te vetja, madje edhe ia arriti që ta regjistronte atë tre vjet më vonë, këtë herë me djalin e tij të dytë.

Nëna e tij, Refiaja, e dinte gjithashtu këtë të vërtetë. Ajo kishte aftësinë që t’ua mësonte Kuranin edhe grave të tjera, mirëpo në atë kohë mësime të tilla ishin të jashtëligjshme në Turqinë e asaj kohe. Kësisoj edhe ajo e ruajti besimin te vetja dhe gratë e fshatrave Koruxhuk dhe Allvar, si edhe qyteti i Erzurumit fituan kësisoj një njohje më të mirë rreth traditave fetare.

Në jetën e tij, Fethullah Gyleni është përballur shumë herë me sulme dhe trysni të njëpasnjëshme. Në kohën që ai kryente shërbimin ushtarak, në vitet 1961-1963, jo të gjithë komandantët e shihnin me pëlqim besimin e tij. Të paktën njëri ia kishte kthyer qëndrimin atje në një qëndrim aq të veshtirë, saqë ai pati probleme të rënda me shëndetin, duke u dashur që të lihej në lirim. Gjatë caktimit të tij të dytë si imam, në qytetin e Edirnesë, kur reputacioni i tij si predikues kishte filluar të ngrihej dhe kishin filluar të grumbulloheshin turma të tëra për ta dëgjuar, ai tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit. Në një rast, ai u kërcënua me jetë, ndërsa në një tjetër edhe qe arrestuar. Kjo çështje kaloi në gjyq, megjithëse përfundoi me lirimin e tij nga akuzat. Dhe këto probleme u kanë prirë gjithnjë sukseseve më të mëdha.

Patjetër që është e pamundur që të parashikosh të ardhmen. Shumica e këtyre përndjekjeve të fundit u kanë shkaërruar jetën dhe çdo mundësi të sigurimit të jetesës njerëzve të përndjekur. Andaj, zëri ynë i përbashkët duhet ta kundërshtojë me forcë, për t’i bërë rezistencë veprimeve autoritare të qeverisë turke. Brenda çdo mundësie tonën, ne duhet të organizohemi për t’u ardhur në ndihmë të pafajshmëve dhe të jemi mbështetësit e tyre kryesorë karshi dëmve të njëpasnjëshme që po u shkaktohet. Mirëpo përndjekjet asnjëherë nuk e shkatërrojnë dot të mirën, të vërtetën dhe të bukurën. Realizete të këtilla, të përjetshme, janë përtej asaj se ku mund të arrijë dora e korruptimit të vlerave dhe dhunës, po aq sa ç’janë edhe përtej botëkuptimit që vetë përndjekësit kanë në botën e tyre.

Ndërsa ai, të cilin ithtarët e Hizmetit e quajnë “hoxhëefendi”, ose mësues i nderuar siç mund të përkufizohet, - atë kam dëshirë ta jap përmes ajetit të sures Maide, të cilin ai e citon vazhdimisht në ligjëratat e tij, - “të mos ju çojë drejt së gabuarës apo që të largoheni nga ajo që është e drejtë urrejtja e të tjerëve [karshi jush].

Ose siç e thotë edhe himni kishtar, ta përsëris edhe njëherë: “vajtimi mund zgjasë edhe një natë, por ti ruaje besimin se gjithçka do të shkojë më së miri. Problemet nuk zgjasin përjetë.

Gyleni është përballur vazhdimisht me persekutime gjatë jetës së tij. (Më sipër, në mes të fotografisë, gjendjet ai vetë gjatë një seance gjyqësore të mbajtur në Izmir të Turqisë, në Gjykatën e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, pas grushtit të shtetit ushtarak në 1971.)

Jon Pahl, Phd, Seminari teologjik Luteran, Philadelphia

 

Pin It
  • Publikuar më .
© 2022 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.