Çağlayan Başyazı: Kendileriyle Yüzleşmede Hâle İle Hallenenler

A pati vërtet një grusht shteti në Turqi?

Rreth grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016 ka shumë spekulime. Madje aq sa ka edhe njerëz që e cilësojnë atë si një “grusht shteti të rremë”, të cilin e organizoi vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan për të justifikuar një valë shkarkimesh që donte të ndërmerrte kundër kundërshtarëve të tij. Kjo edhe pasi ka shumë instanca të tjera kur ushtria tenton të rrëzojë kreun e një qeverie civile. Rastet studimore paraqesin një formulë karakteristike, e cila mund të përdoret për të vlerësuar ngjarjet që ndodhën në Turqi një vit më parë.

Kur tentohet realizimi i një grushti shteti, veprimi i parë që ndërmerret është izolimi ose vrasja e kreut të qeverisë, që në këtë rast bëhet fjalë për vetë Erdoganin.

Në të njëjtën kohë me rrëmbimin apo vrasjen e kreut të shtetit, njësitë ushtarake dhe ato të sigurisë që janë besnike ndaj kreut të qeverisë neutralizohen, në mënyrë që të parandalohet një ndërhyrje e tyre për ta rrëzuar tentativën për grusht shteti.

Informacioni publik është i një rëndësie të posaçme. Puçistët, në mënyrë krejt tipike, përpiqen të vënë nën kontrollin e tyre të plotë të gjitha organet e shtypit, në mënyrë që të mund ta kenë nën kontrollin e tyre të gjithë transmetimin e informacionit te publiku. Kryesisht organet e medias tradicionale, ku bëjnë pjesë radiot dhe televizionet, qofshin ato publike apo private. Ndërsa mediat e reja përfshijnë edhe mediat sociale si Twitter-i, Facebook-u dhe YouTube-i.

Ai që është drejtuesi i tentativës për grusht shteti paraqitet vetë karshi publikut, në mënyrë që njerëzit të jenë në dijeni se kush është duke i ndërmarrë këto veprime, si dhe për të marrë garancinë e sigurisë së tyre. Nëse publiku e kundërshton dhe proteston ndaj një grushti shteti, atëherë ushtarakët kryengritës marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin.

Në Turqi ndodhi kështu.

Erdogani vetë ishte duke pushuar në Marmaris në 15 korrik. Kur ushtarakët kryengritës mbërritën në hotel për ta arrestuar, ai ishte larguar tashmë së andejmi  dhe ndërkaq ishte duke shkuar drejt aeroportit të Dallamanit.

“Rreth grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016 ka shumë spekulime. Madje aq sa ka edhe njerëz që e cilësojnë atë si një “grusht shteti të rremë”, të cilin e organizoi vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan për të justifikuar një valë shkarkimesh që donte të ndërmerrte kundër kundërshtarëve të tij. Kjo edhe pasi ka shumë instanca të tjera kur ushtria tenton të rrëzojë kreun e një qeverie civile. Rastet studimore paraqesin një formulë karakteristike, e cila mund të përdoret për të vlerësuar ngjarjet që ndodhën në Turqi një vit më parë.”

Hapat e parë të grushtit të shtetit ndodhën herët në mbrëmje kur njësi militare të pajisura me mjete ushtarake përdorën tankët për të bllokuar urën e Bosforit dhe atë “Fatih Sulltan Mehmet”, duke bllokuar vetëm drejtimin nga ana aziatike e qytetit drejt asaj evropiane. Forcave të armatosura tokësore iu bashkuan edhe formca të xhandarmërisë.

Drejtues të njohur të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) u arrestuan. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, si dhe zëvendësi i tij, Jashar Gyler u mbajtën të arrestuar në bazën ajrore “Akënxhëllar”, e cila gjendet në periferi të Ankarasë. Komandanti i Forcave të Armatosura Tokësore, Salih Zeki Çollak, komandanti i Xhandarmërisë, Galip Mendi, Komandanti i Forcave të Armatosura Ajrore, Abidin Ynall, si dhe komandanti i Forcave të Armatosura Navale, Bylent Bostanogllu, u mbajtën gjithashtu të izoluar. Hakan Fidani, shefi i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, u mbajt i bllokuar në një tjetër vendndodhje të sigurtë.

TRT, radiotelevizioni publik në Turqi u nxorr nga transmetimi. Ushtarakët vunë nën kontrollin e tyre edhe stacionin televiziv CNN Tyrk, duke e ndërprerë kësodore transmetimin e drejtpërdrejtë. Saora asnjë prej kanaleve televizive private nuk u prekën nga të tilla veprime.

Presidenti Erdogan u zhduk gjatë gjithë tentativës për grusht shteti. Vetëm në orët e para të agimit të ditës tjetër, ai u shfaq për t’iu drejtuar popullit të tij, duke përdorur programin FaceTime. Ai u bëri thirrje ndjekësve të tij dhe masave që të dalin në rrugë në mbrojtje të demokracisë turke.

Imamët e xhamive dolën gjithashtu për t’i bërë jehonë thirrjes së Erdoganit. Kudo jehonte thirrja religjioze “Allahu Ekber – Zoti është më i madhi, që këndohej nga imamët e xhamive në të gjithë vendin. Mijëra ndjekës shkuan menjëherë drejt aeroportit “Ataturk”, si edhe në sheshin “Taksim”, në Stamboll. Shumë të tillë u mblodhën edhe pranë pallatit presidencial në Ankara.

Avionët luftarakë F-16, të cilët kontrolloheshin nga puçistët bombarduan bazat ushtarake, po ashtu edhe ndërtesën e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.

Megjithëse ushtria turke ka një reputacion të veçantë përsa i përket eficiencës së saj, veprimet e tyre ishin tejet të vakëta, për të mos thënë që u ekzekutuan shumë keq. Tentativa për grusht shteti e humbi të gjithë forcën  saj kur veprimet linin shumë për të dëshiruar, krahasuar me performancat e shkëlqyera gjatë seancave stërvitore të ushtrisë turke.

Si mund të ishin ata ushtarakë kryengritës në padijeni të plotë se presidenti Erdogan ishte duke e lënë hotelin ku po pushonte? Dështimi i tyre për ta gjetur ishte një tjetër gafë, e cila e hodhi poshtë të gjithë tentativën për grusht shteti ende pa filluar mirë.

Si nuk u kuptua fare se Erdogani po shkonte drejt aeroportit para se të mësonin se avioni ishte nisur? Kryengritësit zotëronin avionë super të shpejtë, siç janë F-16-at. Pse nuk e ndaluan apo nuk qëlluan mbi avionin e Erdoganit?

Anëtarë të Shtabit të Përgjitshëm Turk, të cilët përfaqësonin secili një degë të rëndësishme të forcave të armatosura ishin të arrestuar. A ishte arrestimi i tyre pjesë e strukturës së planit për grusht shteti, apo kjo ishte një masë parandaluese për të shmangur një bashkim të mundshëm të tyrjin me ushtarakët kryengritës?

Lëvizjet e Hakan Fidanit të MIT-it nuk u kuptuan. Nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hakan Fidani njihet si njeriu më i afët i Erdoganit, madje të cilit i është ngarkuar edhe funksioni i mbrojtjes së vetë presidentit të vendit. Madje presidenti e pati cilësuar atë njëherë si “sër kypy”, çka në gjuhën turke do të thotë “kutia e sekreteve”.

Puçistët nuk e shfaqën asnjëherë veten e tyre te publiku, për të shpjeguar ngjarjet që po ndodhnin, apo për t’u dhënë atyre siguri.

Pse dështuan organizatorët e kësaj tentative për grusht shteti që të merrnin nën kontroll rrjetet private të radiotelevizionit që ndiqen më së shumti prej popullit turk? Si TRT-ja, ashtu edhe CNN Tyrku kanë të dy një audiencë relativisht të vogël të shikueshmërisë.

Dhe pse dështuan ata që t’i bllokonin rrjetet sociale, në mënyrë që ato të mos funksiononin? Ato mund ta kishin ndërprerë fare lehtësisht sinjalin, por nuk e bënë diçka të këtillë. Është shumë ironik fakti që Erdogani iu drejtua kombit duke përdorur FaceTime, e cila është pikërisht një ndër format e medias sociale që ai qe kanosur se do ta bllokonte.

Ndërkohë që imamët u bënin thirrje mbështetësve të presidentit Erdogan për të dalë nëpër rrugë, puçistët u bënin thirrje popullit që të qëndronin nëpër shtëpitë e tyre. Lejimi i ndjekësve të Erdoganit për të dalë të lirë nëpër rrugë, u krijoi atyre një terren të volitshëm për t’i treguar mbështetjen e tyre presidentit të vendit.

Dëmtimi që iu shkaktua godinës së Kuvendit ishte fare i vogël. Analiza krateriale vuri në dukje se aty qenë përdorur lëndë plasëse të vendosura nga brenda dhe jo materiale shpërthyese të lëshuara nga avionët jett që fluturonin mbi kryeqytet.

Sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA, John Kerry, “ai nuk dukej si një grusht shteti i organizuar në mënyrë brilante, e aq më pak i realizuar mirë.” Kerry shfaqi nota të theksuara nënvlerësimi lidhur me këtë akt. Ishte më se e dukshme që kishim të bënim me një tentativë të realizuar nga njerëz që po shfaqnin një paaftësi të theksuar.

A do të ishte Erdogani kaq i pamatur sa të inskenonte një ngjarje që do të vinte në rrezik jetën e qytetarëve turq, duke vrarë plot 265 njerëz të pafajshëm? Megjithatë ekziston edhe një tjetër teori rreth bashkëfajësisë së Erdoganit.

Më tepër se sa organizues i grushtit të shtetit, Erdogani ndihmohej me informacion nga radhët e atyre që po e zhvillonin puçin, apo nga shërbimi informativ i ndonjë qeverie të huaj. Dhe, në vend që ta ndërpriste këtë tentativë për grusht shteti, Erdogani lejoi që ngjarjet të zhvilloheshin aq sa pretendimet për një grusht shteti të mirëfilltë të ishin të besueshme, por jo aq sa të përbënin një risk shumë serioz.

Në deklaratat e tij të para të bëra publike në mëngjesin e 16 korrikut, Erdogani u shfaq me nxitim kanosës: “Ky është një akt i pastër tradhtie. Kjo tentativë, kjo ngjarje, është si një dhuratë nga Zoti për ne. Pse? Sepse tani neve na lejohet që t’i pastrojmë njëherë mirë radhët e ushtrisë, e cila ka kohë që lipset kryer një pastrim i tërësishëm.” Me një nxitim të pashpjegueshëm, që nuk të lë vend për të gjykuar, ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të pastrohen prej “virusit” të përhapur prej ithtarëve të Fethullah Gylenit.

Qeveria turke i kishte tashmë të përgatitura listat e të gjithë kundështarëve, apo zërave opozitarë. Autoritetet u vunë menjëherë në lëvizje për t’i arrestuar ata. Edhe sot e kësaj dite, afro 50.000 oficerë të rendit dhe nëpunës civilë gjenden të arrestuar, si dhe 150.000 të tjerë të shkarkuar nga detyra. Afërsisht 150 gazetarë janë në qeli. Anëtarë të parlamentit, gjyqtarë dhe mësues janë shkarkuar ose arrestuar si pjesë e kësaj vale. Në vend të riinstalimit të paqes në vend, Erdogani arrestoi edhe 7.000 vetë të tjerë me rastin e përvjetorit të parë të kësaj ngjarjeje. Ai bën vazhdimisht thirrje se do ta pranonte një rivendosje të dënimit me vdekje, nëse ai do të propozohej nga parlamenti.

Disa thonë se Erdogani është një paranojak. Por edhe njerëzit paranojakë kanë armiq.

Erdogan ishte më së miri në dijeni të sfidave potenciale që mund t’i shkaktoheshin nga radhët e Forcave të Armatosura. Turqia ka një histori të bujshme të grushteve të shtetit të ndërmarra nga ushtria, në vitin 1960, 1971, 1980 dhe 1997. Madje Erdogan ka qenë drejtpërsëdrejti i prekur nga ai i ndërmarrë në vitin 1997, i cili e shpërndau partinë “Refah” (Partia për Mirëqenie) ku bënte pjesë edhe ai vetë, duke e shpallur atë si të jashtëligjshme.

Për t’u paraprirë sfidave të mundshme, ai ndërmorri një valë reformash kushtetuese, të cilat preknin drejtpërsëdrejti sistemin gjyqësor të prokemalistëve. Shumë prokurorë proqeveritarë ndërmorrën një valë procesesh të bujshme, si Ergenekoni, apo Baljozi, të cilat u përdorën gjithashtu për të spastruar radhët e ushtrisë nga oficerë të dalë në pension, apo ende në detyrë, që njiheshin si kundërshtarë të qeverisë. Arrestimet i dërguan valët e tyre deri thellë në radhët e sistemit të sigurisë kombëtare.

Zhvillimi i ngjarjeve më vonë në Egjipt i shtuan edhe më shumë shqetësimet e presidentit të Turqisë. Erdogani e identifikoi veten me presidentin e Egjiptit, Muhamed Morsi, duke e quajtur lidhjen mes tyre si një lidhje e ëmbël shpirtërore, por edhe një aleancë vëllazërore. Morsiu ishte lideri i Vëllazërisë Myslimane, si dhe një islamist i njohur në mbarë botën. Kur Morsi qe rrëzuar nga gjenerali Abdelfettah el-Sisi në vitin 2013, Erdogani filloi të frikësohej se diçka e këtillë mund t’i ndodhte edhe atij vetë. Madje ai akuzoi Perëndimin se ishin ata që e kishin organizuar largimin e Morsit me një grusht shteti.

Erdogani u shfaq shumë proaktiv për t’i paraprirë të njëjtit fat. Vala e spastrimeve e ndërmarrë prej tij është konsideruar një “grusht shteti civil”, ose ndryshe një “grusht shteti i kontrolluar”, pasi ajo ka zhdukur tërësej opozitën, duke gjeneruar një frikë të shpërndarë gjithandej në mesin e shoqërisë dhe në radhët e profesionistëve të çdo fushe. Një gjendje e jashtëzakonshme e hapur, pa afat, u përdor nga presidenti Erdogan që të mund të zhbënte rendin e sundimit të ligjit, si dhe për të sistematizuar represionin e qeverisë mbi vendin.

Pavarësisht këtyre, sekretet janë shumë të vështira për t’u ruajtur. Trysnia dhe represioni janë shumë të kushtueshme për t’u mbajtur të palëkundur. Afro 2 milionë njerëz dolën të protestonin në lagjen Malltepe të Stambollit për të protestuar në 8 korrik me thirrjen “Drejtësi”. Ata kërkojnë rendin e sundimit të ligjit në vend. Ata duan përgjigje. Me gjasa, kur të lërë pushtetin Erdogani, turqit dhe bota do të mësojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Atëherë e vërteta do të shfaqet hapur.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.