100 Intelektualët aktualë më në zë
Mendimtari dhe aktivisti i shquar Fethullah Gylen, bën pjesë në listën e 100 intelektualëve më në zë që jetojnë ditëve tona. Lista u publikua nga revista prestigjioze Foreign Policy, e njohur botërisht në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Revista ka patur si bashkëhartuese të këtij listimi edhe revistën angleze Prospect. E përgatitur pas një pune të gjatë e të përpiktë, revista sqaroi se ka patur si kriter që intelektualët që do merrnin pjesë në listë, "të zotëronin një pozicion special në fushën e tyre, tepër aktivë dhe të shumëdiskutuar e të shumëfolur jo vetëm brenda kufijve ku jetojnë, por në mbarë botën".
Në listë, në fushën religjioze, Fethullah Gyleni është krahas Papa Benediktit XVI etj,. Në listë bëjnë pjesë 2 ambientalistë, 4 liderë fetarë, 6 aktivistë, 6 historianë, 6 udhëheqës, 8 artistë dhe romancierë, 8 gazetarë, 8 shkencëtarë, 8 filozofë, 11 ekonomistë dhe 17 personalitete të shkencave politike. Ndër të njohurit e listës mund të përmendim: Slavoj Zizek në fushën e sociologjisë, ekonomistin Muhammed Junus, nobelisti për paqe dhe ish zv. presidenti i SHBA Al-Gore, historiani Bernard Lewis, Shkrimtari britanik Christopher Hitchens, presidenti i republikës çeke Vacllav Havel, gazetari Thomas Friedman i prestigjiozes New York Times, shahisti Garry Kasparov, Francis Fukuyuma, Shirin Ebadi etj.
Revista i mundëson lexuesve që me anë të votimit on-line në internet, në adresën www.foreignpolicy.com, të përcaktojnë vetë 20 intelektualët brenda 100-shes.
- Publikuar më .