Shënime përmbyllëse

Një nga vështirësitë kryesore në zhvillimin e një analize që trajton një lëvizje brenda kontekstit të saj social kulturor, është përcaktimi i konstanteve dhe i variablave të lëvizjes. Sapo të vërejmë konstante të caktuara në zhvillimin e një lëvizjeje, atëherë mund të marrim përsipër analizimin e kësaj lëvizjeje. Diskutimi i një lëvizjeje në përgjithësi formohet mbi dy elemente: konstantet dhe variablat. Konstantet përfaqësojnë dinamikat parimore të një lëvizjeje ndërsa variablat injektojnë interpretime dhe analiza kalimtare. Ka shumë për të thënë rreth lëvizjes Gylen. Përpjekja jonë ka qenë vetëm në drejtimin e përpunimit të parametrave të saj kryesorë dhe të dimensionit të saj fetar. Kjo përbënte një lëvizje të lirë. Qëllimi ynë ishte të nxjerrim në pah identitetin social dhe kulturor të lëvizjes. Sigurisht, identiteti islamik i Gylenit përbën një aspekt madhor të personalitetit të tij. Nuk ka dyshim se ky identitet përfshin fjalët dhe veprat e tij. Një studim i cili do të gjurmonte traditat fetare, do të mundësonte një kuptim më të thellë të ndjeshmërisë së ndryshme fetare të lëvizjes Gylen. Në analizën time rreth lëvizjes Gylenit, unë do të thoja se jam përpjekur të interpretoj çdo subjekt i mbushur me ndjenjën e përgjegjësisë sime në dritën e historisë. Shpresoj që lexuesit do të tolerojnë çdo mangësi që buron nga pamjaftueshmëria e përvojës dhe e dijeve të mia, ashtu edhe nga opinionet dhe interpretimet e mia vetjake. Përpjekjet na takojnë ne ndërsa suksesi është i mundur vetëm nëpërmjet vullnetit të Zotit. Në mbyllje, do të doja ta përmbledh analizën time në lidhje me Fethullah Gylenin dhe lëvizjen Gylen në pikat e mëposhtme:

1. Lëvizja Gylen nuk është një lëvizje politike apo ideologjike.

2. Lëvizja Gylen është tërësisht një iniciativë civile.

3. Lëvizja Gylen është një përvojë e rëndësishme e cila shfaq dinamizmin dhe kapacitetin e Islamit me anë të krijimit të lidhjeve të forta sociale dhe kulturore.

4. Lëvizja Gylen ka zhvilluar një sistem të ri për përhapjen e humanizmit dhe të shërbimit shoqëror.

5. Lëvizja Gylen ka ndërtuar një strukturë e cila përfshin çdo segment të shoqërisë.

6. Lëvizja Gylen i pajton dhe i bashkon njerëzit, meqenëse ajo bashkon vlerat fetare dhe idealet shoqërore.

7. Lëvizja Gylen nuk e vë theksin mbi aftësitë individuale, por, përkundrazi, i bën pjesëtarët e saj që të fitojnë një personalitet dhe identitet të gjerë social.

8. Lëvizja Gylen nuk është një organizatë tradicionale tarikati (urdhri fetar), as një lëvizje laike në kuptimin modern.

9. Lëvizja Gylen është një lëvizje pozitive që vlerëson tolerancën dhe dashurinë, pajtimin dhe dialogun si dhe qëndrimin pozitiv në sjellje dhe vepra.

10. Lëvizja Gylen nuk ka synime materiale apo të kësaj bote, e as nuk ka ndonjë plan të fshehtë për të fituar pushtet politik.

11. Lëvizja Gylen është një lëvizje altruiste dhe sakrifikuese, e cila përpiqet të japë e jo të marrë nga shoqëria.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.