Endrra

Endrra është dritare e hapur për të parë në botën e së vërtetës, është vëzhgim i ngjarjeve që kanë për të ndodhur, drejtpërsëdrejti ose me anë të një sërë simbolesh. Në atë masë që mendja e njeriut të mbetet larg prej presioneve të ndryshme si dhe kufizimeve të kushtëzuara, në atë masë çdo ëndërr është një dritë që i vjen prej përtej, një dritë që, si një shenjë orientuese, mund t'i tregojë udhë njeriut duke ia ndriçuar errësirat që ka përpara.

***

Eshtë për shkak se në ëndrra nuk ndihet nevoja për sy, lëndë dhe dritë, se gjërat e para kuptohen me anë të parandjenjës dhe njohjes shpirtërore që ëndrrat shpesh mund t'i tregojnë njeriut edhe gjëra shumëpërmasore dhe papërfytyrimisht të bukura. Dhe nuk ka ndodhur rrallë që me një ëndërr të vetme të jepet dje për të sotmen dhe për të ardhmen informacion i gjerë sa të mos e nxënë as librat!

***

Mund të thuhet se s'ka njeri që të mos shohë ëndërr. Nisur nga kjo, ëndrrës mund t'i themi edhe vëzhgimi i natyrshëm i shpirtit. Me anë të këtij vëzhgimi njeriu pothuajse jeton jashtë mureve rrethues të lëndësores dhe plotësisht në një dimension tjetër dhe kush e di se sa shumë të fshehta të fatit të të njëjtit brez arrin t'i parashikojë...

***

Aq të shumta janë ëndrrat që vërtetohen një për një, saqë, sikur çdo person të mund të përcaktonte nga ëndrrat që shihte, vetëm ato që u dilte kuptimi, me to do të formoheshin vëllime të tëra!

***

Sa e sa ëndrra të ekspozuara nga bota e përtejme ndaj horizontit të vëzhgimit të njeriut sipas kapacitetit të çdo zemre të pastër ka që zemra hyn në ato ëndrra e shëtit, arrin në çezmat e ujit parajsor të atyre bahçeve që konsiderohen secila nga një trëndafilishte më vete dhe pi gjersa të ngopet si dhe, me anë të vëzhgimit të ç'pejzazheve të padukshme që sytë s'i kanë parë, veshët për to s'kanë dëgjuar e shpirtrat kanë qenë të paaftë për t'i përfytyruar, nga ato të çara të fshehta të hapura për kah e pafundmja, kapërcen vetveten...

***

Eshtë në saje të ëndrrave që ne arrijmë të njohim qenien e dy receptorëve tanë të veçantë si zemra (ndjesitë) dhe parashikimi duke shpëtuar, kështu, prej errësirës dhe burgut tripërmasor të materies. Kështu, për shpirtrat e lartë të njësuar me të vërtetën, nuk ndihet nevoja e ëndrrave për të vëzhguar të përtejmen. Ata gjithë kohën i shohin së bashku edhe të këtushmen, edhe të atjeshmen duke jetuar të dehur me bukuritë e së pafundmes. Ç'e do se kjo portë s'është e hapur për këdo; edhe atyre që u hapet, vetëm pas përpjekjeve dhe përvojave tepër serioze mundet t'u hapet...

***

Ndërsa ata që e shohin mendjen njerëzore si një plehërishte ku ndodhen të përzjera edhe gjërat më të ulta ose që kërkimet e tyre lidhur me këtë subjekt i ndjekin në botët e tyre të turbullta të ndjenjave shtazore, i shohin dhe i tregojnë ëndrrat ku përshkohen mijra frymëzime hyjnore, karnaval fantazmash të nënvetëdijes, mijra shpikës dhe mijra miq të së vërtetës që i marrin prej aty frymëzimet e tyre të para, do të vazhdojnë t'i jenë mirënjohës kësaj klime të begatë të botës simbolike.

***

Shpirti më i Lartë,[1] i cili e mbyti botën në dritë, edhe duke soditur në detet e intuitës[2] ku hapi velat me anë të ëndrrave, madje, është kthyer vende-vende në këtë shkallare të parë të shenjtë duke e hedhur fjalën për këtë fidanishte të bekuar që konsiderohet si një fragment i dyzet vjetëve që i përgatitën profetësinë.


[1] Profeti Muhammed (s.a.s.).
[2]... e intuitës: e aftësisë shpirtërore për ta njohur Zotin.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.