Horizontet e Besimit

Ja dy anët e dashurisë për vërtetësinë: njëra përbëhet nga dijet, ndërsa tjetra nga besimi. Në të vërtetë, ndërsa në njërën anë të marrëdhënies është zbulimi dhe vendosmëria për vërtetësinë, për shembull, ngase krijohet lidhja në mes të njohurive njerëzore dhe vetëdijes, në anën tjetër është qëndrimi i adoptuar në lidhje me vërtetësinë. E para është kërkuar nga burimet e dijeve në fe dhe në shkencë. E dyta është përcaktuar nga feja vetë. Shkenca që nuk zotëron një dashuri apo qëllim të përcaktuar në analizimin dhe shpjegimin e ekzistencës dhe zbulimin e vërtetësisë, është e verbër dhe përfundimet e kërkimeve shkencore të këtij kallëpi janë të mbushura me kontradikta. Eshtë gjithmonë e vërtetë që kërkimet shkencore të bazuara në gjykime personale, në rrethe të ngushta njerëzish apo në interesa shoqërore, do të kalojnë në disa pengesa dhe është e pashmangshme që çdo njohuri e fituar me një mentalitet, mendim dhe doktrinë të tillë, duhet të çojë në një shteg shumë të gabuar. Feja krijon një basen të përmasave të mëdha për shkencën me burimet e saj të njohurive, është një element thelbësor, një forcë lëvizëse e rëndësishme, një udhërrëfyes që ka një logjikë të qartë për çështjet që tejkalojnë horizontin e dijeve. Feja është një udhëzues që ka një mirëdashje të plotë që nuk mund të çojë në gabime.

Ekziston gjithmonë mundësia për ta kthyer shkencën në një ndëshkues, fantazmë dhe vampir të frikshëm të vendosur në udhën e vërtetësisë nga lënia e saj në gadishmëri për një mendim të veçantë, ngjarje të veçantë, doktrinë të veçantë dhe, si rrjedhim, duke e kufizuar horizontin e saj. Gjithashtu, është e mundur që feja, e cila është një vërtetësi hyjnore, të mund të jetë e paraqitur nga disa si zotëruese e ndjenjave të zemërimit, urrejtjes, tërbimit dhe hakmarrjes. Sa kontradiktë e madhe është që diçka të mund të jetë e shtrembër në paraqitje ndërsa e vërteta është krejt e kundërta!

Tani të përpiqemi të përfytyrojmë një shkencë - e cila në të vërtetë duhet të jetë konsideruar si një tempull i shenjtë - që ka një drejtim ose është bashkuar me një rrymë filozofike të veçantë, dhe madje i është nënshtruar asaj. Kjo do të thotë që tashmë shkenca është skllave e një mendimi të ngurtë. Ajo nuk është më në rrugë të drejtë dhe prandaj është kaq e mallkuar, sa injorancën më të madhe e paraqet si favorin më të madh. Dhe përpiquni të imagjinoni një fe së cilës i është kërkuar të jetë një vegël për interesat e disa partive politike apo e grupimeve jopartiake! Kështu, tempulli bëhet kështjellë për këto parti dhe lutjet që e kanë vendin atje (në tempull), bëhen diçka pa vlerë në ritualet politike. Në këtë rast nuk ka dyshim që, si feja, ashtu dhe shenjtëria e fesë, janë sakrifikuar.

Në të vërtetë, nëse në një shoqëri disa njerëz flasin për "dije" dhe kështu e shfrytëzojnë vendbanimin e këtyre dijeve si të ishin vilat e tyre, si vitrinë për dëshirat, fantazitë dhe ideologjitë e tyre, atëherë tempujt e shkencës janë kthyer në një arenë ku dëshirat, ambicjet dhe urrejtja janë acaruar. Përsëri, nëse në një shoqëri disa njerëz flasin për "përkushtim fetar" dhe janë në gjendje të bashkëbisedojnë me ata që nuk kanë të njëjtin mendim me ta dhe që nuk ndajnë të njëjtat konsiderata politike "pagane," "ateiste," ose "skeptike," me ta, atëherë gabimi është i atyre që kanë marrë rolin e përfaqësuesit. Ata e kanë kthyer fenë në një fobi që i ftoh njerëzit nga Zoti, që u nxin zemrat dhe u mbyll dyert e shpresës në sy të tyre. Ky është një imazh në kundërshtim të plotë me fenë që u zbrit në nivelin e parë. Pikërisht si armiqësia në drejtim të fesë që buron nga deklamimet e tërbuara me zemërim dhe urrejtje dhe prej penave që nxijnë shpirtin fanatik dhe janë dhurata të djallit, citimi i fesë dhe ngritja e grushtave lart në protestë për një mendim apo këndvështrim të veçantë është e njëjtë me fanatizmin dhe injorancën. Këto i trishtojnë banorët e qiejve.

Cilado që mund të jetë paraqitja e një personi, të konsiderosh si besimtar të vërtetë dikë që nuk di se ç'është besimi i vërtetë, që nuk e di se me çfarë ndërgjegje flet, që nuk ka marrë dashuri dhe mëshirë hyjnore dhe që nuk i pranon gjërat që në konsideratën e Zotit janë të parëndësishme si të tilla, ose të rëndësishmet si të rëndësishme, është njëlloj si një person i përshpirtshëm të ketë treguar mungesën e plotë të respektit për natyrën hyjnore dhe universale të fesë. Dëmi më i madh që ne mund t'i sjellim fesë dhe shkencës, është të pranojmë fanatizmin, aspiratat dhe dëshirat tona si mendime të arsyeshme dhe t'i paraqesim këto si përkushtim fetar. Kjo është si një gropë shumë e thellë për çdo krijesë njerëzore dhe burimi i këtij boshllëku është dobësia e tyre. Një prej dobësive më të mëdha është dëshira për t'u dukur më të mirë se sa jemi dhe prirja për t'u vlerësuar më shumë se ç'janë aftësitë tona. Kjo dobësi është e nevojshme të shërohet me vlerat që janë pranuar nga ndërgjegjja kolektive si të përshpirtshme dhe që i përkasin shkencës dhe fesë. Me fjalë të tjera, disa njerëz duan ta shfrytëzojnë fenë si të ishte diçka për të mbushur boshllëqet e tyre. Arma më e fuqishme e ndërgjegjes - e cila është e pandarë nga drejtësia - kundër dobësive të tilla njerëzore, është dashuria për vërtetësinë dhe përpjekja në drejtim të dijeve. Nëse është me të vërtetë një eliksir që do të eliminojë korozionin në mendjet e atyre që duken të ditur, dhe ndryshkun në mendimet e atyre që ngjan të jenë shmangur nga feja, nuk ka dyshim që dashuria për Zotin dhe dashuria për ekzistencën dhe vërtetësinë, të gjitha janë për shkak të Tij. Kur zemrat janë mbushur me dashuri dhe shpirtrat veprojnë me mëshirë, të gjithë dobësitë dhe boshllëqet njerëzore eliminohen ose shndërrohen në një eliksir për jetën.

Bota u krijua për të njohur dhe pranuar dashurinë për vërtetësinë që i drejton njerëzit në dashurinë për Zotin, dhe i sjell ata në një lidhje të fortë me ekzistencën përmes profetëve. Që nga dita e parë, çdo profet i ka drejtuar njerëzit në këtë rrugë si një prijës i dashurisë dhe e ka zbukuruar këtë lidhje me ta, me stolitë e dashurisë. Pastaj kjo dashuri hyjnore është tretur në basenin e vet duke arritur në vlerat e vërteta të saj. Mesihu i shenjtë shkroi një poemë, jashtë jetës së tij, që ishte bazuar në dashurinë për njerëzimin dhe ai e vazhdoi këtë mision duke e shprehur këtë ndjenjë në mënyra të ndryshme. Nëse ne e vëzhgojmë se si ishte shprehur përmes poezisë së Fuzuliut, Krenaria e Njerëzimit thoshte: "Fjala ime është një flamur i ngritur për ushtrinë e të dashuruarve", dhe kështu nderonte botën dhe vazhdonte si të ishte fryma dhe zëri i dashurisë. Kur kjo dashuri hyjnore arrin një transhendencë, sytë e saj transformohen, ajo ka ecur drejt amshimit. Kur Kur'ani lexohet me besim dhe përqëndrim, veçmas nga vokaliteti dhe muzikaliteti magjepsës, ai shihet gjithashtu të jetë zëri dhe fryma e dashurisë, pika e takimit për mallin dhe ribashkimin. Pasioni për vërtetësinë, dashuria për dijet, përpjekjet për studim dhe hulumtim serioz dhe orvatjet për t'i bërë të njohura çështjet që janë theksuar në Kur'an, shpesh herë kanë qëllim të tërheqin vëmendjen e zemrave të besimtarëve. Ajetet e Kur'anit janë si gurë të çmuar ku shpirtrat e kujdesshëm zbulojnë embrione të reja sa herë që i vizitojnë. Çdo shtegtar i mendimit që e lexon me vëmendje Kur'anin, do të gjejë patjetër vetveten në një arterie që do t'i dërgojë ata në një prej rezervave të brilantëve, për t'u bërë të ditur se çfarë pamje e këndshme do t'i presë aty shtegtarët, kur të arrijnë.

Por plotësisht me kureshtje, pastërtia e panjollosur e tij ka një hije të thurur mbi të dhe dyshimet janë hedhur në shpirtrat e lëkundur sepse ky libër, i cili është reveluar për të na lehtësuar ne nga të gjitha dhimbjet dhe për të përgatitur antidotin për plagët e vjetra, është shtrembëruar nga shpirtrat deficentë, njerëz te të cilët pasioni dhe dashuria shtrihen në drejtime të kundërta. Kërkimi i tyre është sipërfaqësor, pra ata janë të gabuar në vlerësim. Investigimi i tyre është drejtuar gjithmonë te të tjerët, te ata që ndjenjat janë të lidhura përjetësisht me ambicie dhe interesa, te ata që intelekti dhe gjykimi pengojnë ndjenjat e tyre, te ata që vlerësimi i nënshtrohet imagjinatës dhe që më mirë vërviten mes "vitrinës" dhe "vizionit", se të lidhin veten me thellësinë dhe kapacitetin e brendshëm. Ata kanë pjesërisht përgjegjësi për faktin që disa prej tyre, të cilët vështrojnë në këtë shkëlqim, e shikojnë atë me më pak lustër. Në të vërtetë, megjithëse duket sikur ata janë në një udhë që të çon në botën e përtejme dhe në luginat e metafizikës, përveç interesit material që ka pushtuar sytë e tyre, ata janë të paaftë për të kuptuar apo reflektuar një botë që është modeluar nga shpirti dhe kuptimi. Për më tepër, duke ekzaminuar botën e të tjerëve që është mbështetur në dobësitë njerëzore, ata bien në kurthin e armatosjes së vetes me të njëjtat armë, e përdorimit të të njëjtit material dhe, me fjalë të tjera, për ndarjen e gjërave të njëjta me njerëzit të cilët ata i kanë quajtur "të tjerët." Në këtë mënyrë, ata dëshirojnë, si një çështje e ditës, imitimin e së keqes ta shfrytëzojnë për të qortuar rëndë të tjerët dhe t'i ndjekin ata hap pas hapi. Deri më sot, asnjë nuk ka përfituar kurrë nga një përpjekje e tillë e kotë dhe e pakuptimtë. Në të kundërt, në një përpjekje në të cilën të gjithë shprehin keqardhjen, është personaliteti ynë kolektiv i rrënuar që do të thotë se ne jemi dëmtuar.

Kur'ani zbriti në tokë me një domethënie të thellë për ekuilibrin. Ai ka ekuilibruar marrëdhëniet në mes individëve, në familje dhe në shoqëri, në të gjithë krijimin, dhe u ka treguar ndjekësve të tij një udhë që i drejton në harmoninë universale. Megjithatë, ne e kemi kufizuar Kur'anin në kufijtë e gjykimit tonë. Së pari, ne kemi kufizuar gjerësinë e paanë, duke lokalizuar universalitetin, dhe atëherë ne e kemi trajtuar dashurinë e tij në një nivel të rëndomtë, duke e eklipsuar përmbajtjen dhe paraqitjen e tij brilante. Njerëzit me ideale të larta siç janë Said ibn Xhubairi,[1] Ebu Hanife[2], Ahmed ibn Hanbeli[3], Imam Sehrasi[4], kurrë nuk qenë pjesë e shtypjes dhe ndrydhjes, përkundrazi, ata nuk bënë asnjë lëshim, duke qenë gjithmonë të prerë në përputhje me zërin dhe ndërgjegjen e tyre që ishin gjithmonë të hapura ndaj Zotit. Ata preferuan vuajtjet e vendeve të errëta - Zoti na faltë - në vend të kënaqësisë dhe rehatisë së pallateve dhe e gjetën të vërtetën thellë në adhurimin e të Gjithëditurit dhe kështu ata zgjodhën lirinë për mendimin dhe ndërgjegjen e tyre.

Në të vërtetë, ata që jetuan me një qëllim ose që vdiqën me një qëllim, jetojnë akoma. Kur ata vdiqën, varret e tyre rrihnin si zemrat, ose madje si një ndërgjegje kolektive, për amshimin. Në kundërshtim me këta shpirtra të lartë, janë të pafatët, skllevërit e interesave personale të tyre që e mendonin veten aq të shkathët dhe të fuqishëm sa të mos kishin nevojë për t'u mbështetur askund në këtë botë. Për më tepër, skllavëria e tyre qëndron e prangosur në dëshirat dhe fantazitë, kështu që jetët e tyre janë të skllavëruara, çfarë ata kanë jetuar është e mallkuar dhe, gjithçka kanë arritur është katastrofë mbi katastrofa.

Nxënësit besnikë të Kur'anit - ju mund t'i quani njerëz të përsosur - janë kalorës të amshimit, që i mbartin të tjerët në kuajt e tyre, për t'i dërguar në përjetësi. Ata janë të aftë të dalin mbi ashkun, aspiratat dhe pasionet e tyre. Nxënësit e Kur'anit kalërojnë drejt horizontit, të idealizuar në përputhje me mendimet e botës së tyre të brendshme. Ata vrapojnë me galop përreth shumë vendeve që për të tjerët nuk janë realitet, ndërsa disa që kanë lënguar gjatë nga imagjinata e tyre dhe madje i kanë humbur këto perpektiva, mendojnë për ta se janë budallenj.

Në të vërtetë, qëllimi dhe vendosmëria jonë janë si katapultat që na hedhin në mes të mbretërisë së shpirtrave, një atmosferë metafizike përtej kësaj bote të rrethuar nga motive të cilat bllokojnë rrugën tonë dhe na mbajnë të lidhur me ndjenjat, interesat, përfitimet dhe famën tonë. Çdokush që ka zënë vend në këtë katapultë në një mënyrë ose në një tjetër, nëse jo sot, një ditë tjetër, do të shkojë në orbitën përreth sferës së Zotit, ndërsa ata janë në pritje si një satelit në platformën e lëshimit. Feja është plotësisht një burim i bollshëm në të cilin ushqehet ky ideal dhe Profeti është bashkëshoqëruesi i dashur i këtij burimi, përfaqësuesi dhe komentuesi i sinqertë që jep shpjegimet më të kuptueshme që janë në ruajtje në origjinën e tij hyjnore. Në këtë kontekst, ai është një novator, një kumtues dhe një transformues që rekomandon më të mirën, interpretimin më të shkëlqyer dhe më njerëzor, për ata që vijnë pas tij, i hapur edhe për të ardhmen më të largët me parimet që ai ka predikuar. Ata që nuk munden ta shohin Kur'anin në thellësinë e tij të brendshme dhe ata që nuk e pranojnë personin e Profetit, si lundërtarin më të aftë për në thellësitë e Kur'anit, janë fatkeqë që janë mbytur në thellësitë e tyre - nëse me të vërtetë ne mund ta quajmë këtë një thellësi. Ata, herë pas here kanë ndaluar të tronditur nga jehona e cektësisë së tyre siç pasqyrohet në Kur'an, dhe nganjëherë kërkojnë mbrojtje në pëshpëritjen e historisë, duke shprehur zbrazëtinë e vetvetes. Në përfytyrimin dhe interpretimin e tyre, feja - më saktë teologjia islame - është ose një përçudnim që shpjegohet me përrallat me shtriga ose është një sistem jobashkëkohor që ka dështuar prej kohësh dhe që me mburrje akoma po përpiqet të luftojë kundër tij.

Në fakt, Kur'ani është burimi që ka një enigmë aq të thellë dhe një pastërti aq të madhe, një burim me një pasuri të tillë që të gjithë ata që i adresohen atij, mund të shohin që është përtej horizontit të sferës së inteligjencës së tyre, dhe ata mund të provojnë sigurinë që të jep një burim i tillë. Pasi zbulojnë horizontin e aftësive të tyre për të kuptuar, ata e shohin si një ylber, si një hark ngadhënjimtar që është pikërisht gjithmonë pas pikës ku ndjekësit kanë arritur. Përkushtimi fetar është një interpretim tejpamës i burimit të dritës që derdhet në jetë përmes një prizmi të kristaltë, duke e konceptuar dhe modeluar atë, me qëllim që ata që e ndjejnë atë, të dëshmojnë në mënyrë të papërsëritshme një "shfaqje lehtësimi të patëmetë," edhe nëse mund ta shohin gjithmonë nivelin e paaftësisë së tyre për të kuptuar se ç'është shprehur në Kur'an.


[1] Said ibn Xhubejr (vd. 721), imam i shquar dhe tradicionalist.

[2] Ebu Hanife (700-772), themeluesi dhe imami i shkollës juridike-fetare hanefite që ndiqet edhe në Ballkan.

[3] Ahmed ibn Hanbel (780-855), themeluesi dhe imami i shkollës juridike-fetare hanbelite. Vepra e tij Musned përmban rreth 30 mijë hadithe.

[4] Imam Sehrasi (vd. 1090), ka bërë kritikën e së drejtës juridike hanefite në veprën e vet el-Mabsud.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.