Dashuria per Zotin

DashuriaNë këto ditë të zymta dhe fatzeza, kur zemrat tona janë mposhtur nga armiqësia, kur shpirtrat tanë janë të sëmurë, kur urrejtja dhe antagonizmi janë jashtë kontrollit, është e qartë si kristali që ne kemi nevojë për dashuri dhe mëshirë ashtu siç kemi nevojë për ujë dhe ajër. Ne më ngjan se e kemi harruar dashurinë dhe, për më tepër, dhembshuria është një botë që pak e njohim. Ne nuk kemi as mëshirë për njëri-tjetrin, as dashuri për njerëzit.

Ndjenja jonë e dhembshurisë është zvogëluar, zemrat tona janë të ngurta dhe horizonti ynë është sterrë i zi nga armiqësia, është kjo arsyeja që ne e shohim gjithçka dhe gjithsecilin me zymtësi. Kudo në botë janë të shumtë tiranët që e urrejnë tolerancën dhe numri i atyre që e mallkojnë dialogun nuk është fare i vogël. Ajo çfarë bëjnë shumë prej nesh, është të kërkojnë mënyra për të luftuar, të nxijnë emrin e njëri-tjetrit me shpifje të ndryshme dhe ne shfaqim veten me dhëmbët tona, me kthetrat tona, me fjalët tona që bien era gjak.

Eshtë një përçarje e tmerrshme midis individëve si edhe midis popujve. Gjykimet tona fillojnë me fjalët "ne", ju", dhe "të tjerët". Ne kurrë nuk duhet të tregojmë dhe përhapim urrejtje. Ne i përfundojmë grindjet tona të pështira duke treguar që do të vazhdojmë përsëri, ende mbajmë mërira që do të zgjohen në acarimin e ardhshëm. Ne jemi të ftohtë me një njëri-tjetrin dhe kjo ftohtësi ose ndarje është reflektuar në çdo veprim të jetës tonë. Si një trëndafilishte që shkatërrohet, ne shpërndahemi sa andej-këndej. Njëri-tjetrit i shkaktojmë vuajtje më të pakrahasueshme nga ç'bëjnë jobesimtarët.

Si një çështje në fakt, ne kemi braktisur Zotin dhe kështu, Ai na ka shpërndarë ne. Sepse ne nuk e besojmë dhe nuk e duam Atë në shkallën e duhur, Ai ka larguar ndjenjën e dashurisë prej zemrave tona.

Ajo çfarë po bëjmë ne tani, thellë në pafundësinë e zemrave tona, ku ne jemi detyruar të durojmë përmallimin për Atë, është se po përhapim absurditetet egoiste "unë," "ti," po quajmë njëri-tjetrin "reaksionar," "mosbesues fanatik" dhe po prodhojmë vazhdimisht skenare për të shfronëzuar njëri-tjetrin. Kjo është sikur të jemi mallkuar, madje sikur të jemi privuar nga dashuria dhe të qënit i dashuruar, ndërsa jemi të dëshiruar për mëshirë, dhembshuri dhe lumturi. Ne nuk e dashuruam Atë, prandaj Ai e dërgoi dashurinë larg prej nesh. Nuk ka rëndësi sa gjatë jemi në pritje, Ai do të na bëjë të dashur me njëri-tjetrin vetëm nëse ne kthehemi tek Ai dhe e dashurojmë Atë. Ndonëse, ne jemi larguar nga burimi i dashurisë. Në të kundërt, ato po na dërgojnë larg prej Tij. Shpirtrat tanë, të cilët janë përdorur për të mbajtur rrëketë e dashurisë, nuk mbajnë asgjë tani. Zemrat tona janë si shkretëtirat pa ujë, guvat e botës sonë të brendshme ngjasojnë me strofullat e kafshëve të egra. Dashuria për Zotin është i vetmi mjekim për gjithë të këqijat tona!

Dashuria për Zotin është thelbi i gjithçkaje dhe burimi më i kulluar dhe i pastër për të gjitha dashuritë. Mëshira dhe dashuria vërshojnë në zemrat tona prej Tij. Çdo lloj i bashkëpunimit njerëzor do të ndërtohet në përputhje me marrëdhëniet tona me Atë. Dashuria për Zotin është besimi ynë, bindja jonë dhe shpirtrat tanë në trupin tonë. Ai na bëri të gjallë kur ne u krijuam. Nëse ne jetojmë sot, është vetëm nëpërmjet Tij. Esenca e gjithë ekzistencës është dashuria e Tij dhe fundi është shtrirja e dashurisë hyjnore në formën e parajsës. Ai ka krijuar çdo gjë të kushtëzuar në dashuri dhe ka lidhur marrëdhëniet e Tij me njerëzimin nga kënaqësia e shenjtë për qeniet e dashura.

Vendi ku shfaqet dashuria është shpirti. Për çfarëdo udhëzimi ne mund t'i drejtohemi atij, ai gjithmonë është i kthyer nga Zoti. Vuajtjet, e merituara prej çorientimit dhe humbjes në larmi, më saktë në Unitetin e Zotit, janë tonat.[1] Nëse e lidhim dashurinë tonë për gjithçka me Zotin, dhe kështu, nëse jemi të aftë ta fitojmë dashurinë në kuptimin e vërtetë të saj, atëherë do të jemi larg prej gjërave që e dërrmojnë dashurinë dhe do ta shmangim partneritetin me Zotin. Pra, ne do të qëndrojmë porsi ata që ecën në udhën e vërtetë, me dashurinë dhe marrëdhëniet tona me të gjithë ekzistencën.

Idhujtarët i kanë konsideruar idhujt si diçka për t'u adhuruar vetëm sepse idhujt janë adhuruar prej paraardhësve të tyre. Zoti, në njërën anë, është i dashur dhe i adhuruar sepse është Zot. Fisnikëria dhe Madhështia e Tij kërkojnë prej nesh të jemi shërbëtorët e Tij. Ne gjithmonë përpiqemi ta adhurojmë Atë, të shfaqim dashurinë tonë për Atë, ta falenderojmë Atë për arritjet tona dhe të tingëllojë afeksioni ynë për Atë, marrëdhënia jonë me Atë dhe lidhja jonë me Atë.

Në dashurinë e kësaj bote, aspektet si bukuria, përsosmëria, forma, harmonia në paraqitje, madhështia, fama, forca, pozita, gjendja shoqërore, begatia, familja, prejardhja, etj., të gjitha janë vlerësuar si argumente për dashurinë. Herë pas here, prej këtej njerëzit kanë rënë në gabimet e partneritetit me Zotin; ky është shpërblimi për dashurinë e tepruar dhe afeksionin e tyre për këto fenomene, gjë që mund të shpjegojë pse ekziston idhujtaria. Njerëz të tillë rëndom janë të dhënë pas fytyrës ose trupit të bukur, pas luksit të ambientit ku jetojnë, ku miratojnë përsosjen, gjunjëzojnë vetveten përpara shkëlqimit dhe madhështisë, sakrifikojnë humanizmin dhe lirinë e tyre për hir të luksit dhe pushtetit, dhe janë mburrës të makutërisë së tyre për pozitë dhe gjendje shoqërore. Në këtë rrugë, duke shpërdoruar afeksionin dhe dashurinë e tyre për vepra të pavlera, ata jo vetëm çojnë dëm emocionet e tyre, të cilat janë synuar të konsumohen së pari në marrëdhëniet me Pasurinë e Vërtetë dhe Individualitetin e Madh, por edhe përjetojnë vdekjen pas vdekjes së merituar nga dashuria e pashkëmbyer ose nga indiferenca dhe pabesia për të dashurit e tyre.

Përsa u përket besimtarëve, në anën tjetër, ata e duan Zotin para çdo gjëje tjetër, dhe ndjejnë dhembshuri për të tjerët përmes dashurisë për Atë. Për arsye të manifestimit dhe bekimit nga Një i Vetmi, ata mbajnë lidhje me çdo njeri dhe gjithçka tjetër, deklarojnë dashurinë e tyre dhe janë mirënjohës për gjithë të mirat në emër të Tij.

Sigurisht, pa marrë Zotin në konsideratë, çdo dashuri për këtë ose atë objekt është e kotë, e pashpresë, e pavendosur dhe e pafrytshme. Mbi gjithçka, një besimtar duhet të dashurojë Atë, dhe ka një qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve vetëm sepse ata janë manifestime dhe pasqyrime plot ngjyra të Atributeve dhe Emrave Hyjnorë të Tij. Po ashtu, njeriu duhet t'i mirëpresë këto gjëra me një admirim të madh dhe çdo herë që një person vështron gjëra të tilla, duhet të mendojë se edhe ato janë prej Zotit, duke përjetuar, kështu, një periudhë tjetër bashkimi me të Dashurin. Për këtë, ne kemi nevojë për njerëz të pastër dhe të virtytshëm që mund të lexojnë argumentet dhe provat e Zotit në fytyrë të njerëzve. Vërtet, për ata që mund të analizojnë, çdo krijesë është një pasqyrë e shkëlqyer dhe një mburrje e shkruar në varg të madh, mbi gjithçka tjetër është pamja njerëzore, pasqyrim i sekretit të Mëshiruesit.

Zoti i vërtetë ju bëri ju pasqyrë të vetes së Tij,
Një pasqyrë për Veten e Tij të Vetme!
Hakani[2]

Sa kuptimplote vargjet më sipër. Jo vetëm për të na kujtuar pozicionin tonë, por edhe pse nxjerrin në pah të vërtetën. Nëse një qenie njerëzore është një pasqyrë e mistershme e Bukurisë së Fshehur (Zotit), që është në të vërtetë, pa asnjë dyshim, modeli, pra një njeri duhet të kthehet tek Ai me sytë dhe zemrën, mbështetur në pritje të shfaqjes së dëshmive dhe në kërkim të erërave që do ta marrin atë në banesën e dashurisë së thellë. Gjithashtu, me qëllim që të kënaqim Atë dhe, kështu, të bëhemi të vlerësuar prej Tij, njeriu duhet të përdorë çdo mjet në dizpozicion në rrugën drejtuar nga intimiteti i Tij. Si një çelës në bravë për Thesarin e Fshehtë, zemra e tij apo e saj duhet mbajtur në lëvizje gjatë gjithë kohës. Si e tillë, nëse dashuria është Solomon dhe zemra është froni i Solomonit, kuptohet pa fjalë që mbreti do të ngjitet në fron herët ose vonë.

Kur Solomoni ngjitet në fron, ose me fjalë të tjera, kur dashuria takohet me zemrën, njeriu gjithmonë mendon për Atë, flet me Atë në botën e tij të brendshme dhe shijon bekimin e Tij, hapur dhe qartë, në ujin që pi, në ushqimin që shijon dhe në ajrin që thith. Për më tepër, njerëzit ndjejnë ngrohtësinë e intimitetit të Tij në të gjithë veprimet e tyre. Marrëdhëniet ndërmjet dashurisë dhe tendencës për t'u mbyllur në vetvete thellohen dhe zemrat e tyre fillojnë të digjen si zjarr. Gjatë kësaj kohe, ata janë djegur prej zjarrit të dashurisë dhe ende asnjëri prej tyre nuk ka qarë dhe, në këtë mënyrë, nuk kanë lodhur kurrë të tjerët me jargavitjet e tyre. Në kontrast me këtë, të tillë njerëz e konsiderojnë dashurinë të jetë një dhuratë nga Ai. Ata digjen si një furrë pa tym dhe flakë. Me pastërti, ata ruajnë gëzimin e tyre dhe dashurinë për Zotin dhe kurrë nuk i tregojnë sekretet siç bëjnë shumë njerëz të pamatur.

Kjo rrugë është e hapur për gjithsecilin. Megjithatë, është thelbësore që udhëtari të jetë i sinqertë dhe i përkushtuar. Nëse besimtarët zbulojnë që gjithçka që nga bukuria, përsosja, madhështia, epërsia, shkëlqimi, i përkasin Zotit, atëherë ata kthehen tek Zoti me të gjithë dëshirën, dashurinë dhe mëshirën që buron nga qëndrimi i tyre dhe e duan Zotin me një dashuri që është e përshtatshme për Lartësinë e Tij. Kjo dashuri, nëse nuk është pasion, është për Atë dhe është burimi për dashurinë dhe dëshirat njerëzore në një formë të njësuar. Më në fund, në një zemër që është kufizuar në uniformitetin dhe që mbështetet në parimet islame, asnë nuk mund të vëzhgojë kurrë një deviacion, e jo më ndonjë çrregullim prej dashurisë. Besimtarët dashurojnë Zotin sepse Ai është Zot, dhe dashuria e tyre për Zotin nuk është marrëdhënie me çdo tokësor apo konsideratë e pashpjegueshme. Ata filtrojnë dhe provojnë rrëketë e burimeve të dashurisë dhe ujëvarat e dëshirave të tyre për Zotin me Kur'anin e Shenjtë dhe parimet e njeriut më të lartësuar[3]. Njerëzit e tillë e përdorin këtë si një pengesë për gabimet njerëzore në udhën që ata ndjekin. Madje, në kohën që janë djegur plotësisht nga zjarri i dashurisë, ata veprojnë me ndershmëri dhe drejtësi. Në dashurinë e tyre ndaj Zotit kurrë nuk ka vend për hamendje apo supozime. Përkundrazi, lidhur me Atë si Zot i Vërtetë dhe Mbrojtës për gjithçka, i cili është i njohur me emrat dhe atributet e tij hyjnore, ata e duan Zotin me gjithë zemër, me dashuri të pastër, të shenjtëruar dhe nderuese.

Besimtarët e duan Zotin më tepër se çdo gjë, si pararendësin dhe pasojën e gjithçkaje, si të Dashurin e Vërtetë, të Dëshiruarin e Vërtetë dhe të Adhuruarin e Vërtetë. Ata e dëshirojnë Zotin dhe gjatë çdo veprimi të mundshëm tregojnë që janë shërbëtorë të Zotit. Për hir të këtij devocioni, ata duan në radhë të parë profetin Muhammed, Krenarinë e Njerëzimit, i cili ishte pasuesi besnik, interpretuesi i vërtetë i esencës së Zotit, i emrave dhe i atributeve të Tij, fundi i vargut të profetëve dhe kryesori prej lajmëtarëve, paqja dhe bekimi qofshin mbi të! Duke e ndjekur atë, ata i duan të gjithë profetët dhe njerëzit e tjerë të shquar për shenjtërinë që treguan duke u bërë zëvendës të vërtetë, shembujt më të pastër dhe shërbëtorët më të sinqertë të Zotit të Plotfuqishëm, të cilët u ngarkuan me parashtrimin e qëllimeve hyjnore dhe mbikqyrjen e projektimit, ndërtimit dhe sistemimit të kësaj bote. Mandej ata ju duan ju, për këtë janë këshilluar prej Zotit, si një besim i ofruar për njerëzimin në mënyrë që ata ta kuptojnë dhe vlerësojnë më mirë këtë botë të përkohshme. Pas kësaj, ata duan këtë botë sepse është toka ku mbillet e ardhmja e botës tjetër dhe gjithashtu një manifestim i Emrave të Tij të Bukur.

Pastaj ata duan prindërit e tyre, heronjtë e dhembshurisë dhe mëshirës, për përgjegjësitë që ata marrin për të rritur dhe përgatitur fëmijët e tyre. Në fund ata duan fëmijët, sepse ata i mbrojnë me sinqeritet prindërit e tyre si dhe kanë një lidhje të ngushtë me ta. Të gjitha këto mund të vlerësohen si shenjë e ndjenjave të zemrës për Zotin dhe e dashurisë për hir të Zotit.

Jobesimtarët i duan njerëzit gjoja se ata janë të dashur pas Zotit, ndërsa besimtarët i duan njerëzit për hir të Zotit; këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Ky seleksionim për Zotin, orientuar prej dashurisë, i cili është provuar përmes besimit dhe lutjeve, është i vetmi për besimtarët e përsosur. Ndërsa dashuria fizike bazohet në kryeneçësinë dhe në mungesën e vetëpërmbajtjes që janë tregues të mëkatit dhe mosbindjes fshehur në natyrën e njeriut, dashuria për Zotin dhe shprehjet e të dashuruarve për Zotin janë si një bar i shenjtë që engjëjt dëshirojnë ta pijnë. Në qoftë se kjo dashuri rritet në një shkallë të tillë që të dashuruarit braktisin çdo gjë, qoftë materiale ose shpirtërore, për hir të të Dashurit, duke mos lënë asgjë për veten e tyre, atëherë kjo dashuri është vetëm nderim për të Dashurin në zemër. Zemra e mbërthyer vetë me këtë nderim, rreh në përputhje me dashurinë, ndërsa sytë e shprehin këtë dashuri me lot. Zemra qorton sytë për nxjerrjen e sekretit dhe kraharorin, për qetësinë. Me lot në sy dhe i gjakosur përbrenda, ai nuk provon të lërë të tjerët të zbulojnë agoninë e tij dhe shprehet:

Ju kërkoj të jeni me dashuri, pastaj nuk pikëllohem për gjëmën nga dashuria,
Mos i lini të tjerët në vuajtjet tuaja prej dashurisë.
Anonimi

Në të vërtetë, dashuria është një mbret, zemra është një fron dhe rënkimet prej shpresës, malli i shqiptuar në sexhde në skajet më të largëta të zemrës, janë zëri i këtij mbreti.

Kurrë një njeri nuk duhet t'i lejojë të tjerët të bëhen dëshmitarë të rënkimeve të veta prej skajeve më të largëta të zemrës, të cilat janë në fakt bazat e nisjes së afrimit me Zotin, si rrjedhim të paditurit tanë shmangen nga mundësia që të tjerët të dëfrejnë me ta. Nëse kjo dashuri e mahnitshme është për të Gjithëditurin, ajo duhet mbajtur sa më privatisht, jo të fluturojë larg nga çerdhja e saj.

Energjikë për dashuritë e tyre të rëndomta, të dashuruarit e zakonshëm bredhin andej-këtej dhe, duke vepruar si të marrë, e deklarojnë dhe e bëjnë të qartë për të gjithë dashurinë e tyre. Të dashuruarit me Zotin, në njërin krah, janë të çiltër dhe të thjeshtë. Me kokat mbështetur tek pragu i Zotit, ata shfaqen thjesht tek Ai. Herë pas here ata zbehen, por kurrë nuk e zbulojnë sekretin e tyre. Ata janë në shërbim të Tij me duart dhe këmbët e tyre, me sytë dhe veshët, me gjuhën dhe gojën dhe enden në zonën e Atributeve të Tij Sublime. Të kredhur në Dritën e Tij për qeniet, ata shkrijnë dhe treten si një i vdekur në dashurinë e Tij. Aq sa e ndjejnë dhe e dëshirojnë Zotin, ata digjen dhe thërrasin: "Më shumë!" Thirrja i bën të ndjejnë deri në skaj të zemrave të tyre dhe vazhdojnë të qajnë, por duan "më shumë"! Ata kurrë nuk janë të kënaqur me dashuri megjithëse dashurojnë dhe janë të dashuruar. "Më shumë!" - vazhdojnë të përsërisin. Dhe pasi ata vazhdojnë të kërkojnë më shumë, i Dashuri i Ndritshëm zbulon botët për ta, drejton njohuritë e tyre drejt gjërave të pashfaqura kurrë më parë, dhe gjithashtu pëshpërit për shpirtrat e tyre më tepër se një sekret. Më pas është kuptimplote ajo që ndjejnë ata, ajo që dashurojnë ata dhe ajo që ata mendojnë për atë ç'ka bërë Ai. Në çdo gjë kuptojnë që kanë gjetur shfaqjen e hijshme të Bukurisë së Tij. Duke lënë plotësisht fuqinë e tyre në vullnetin e Tij, në një kohë të caktuar ata bashkojnë dëshirat e tyre me forcën e Tij, shkrihen në kërkesat e Tij dhe e çmojnë këtë pozitë të lartë në raport me atë që sa dashurojnë dhe janë dashuruar, sa kuptojnë dhe sa janë kuptuar. Me besnikërinë dhe bindjen për Atë, ata shprehin dashurinë e tyre. Ata kanë mbyllur për të tjerët derën e zemrave të tyre me guxim dhe një guxim i tillë është një mënyrë e sigurtë që asnjë i panjohur të mos futet kurrë, që shtëpia të jetë e pastër. Me gjithë qeniet e tyre, ata janë dëshmitarë të Zotit, lavdërimi dhe mirënjohja e tyre për Zotin është larg, përtej aftësive të tyre për të kuptuar!

Besimi i tyre, në krahun tjetër, në përgjigjen e Zotit lidhur me një besnikëri të tillë, është i patundur. Vendi i tyre në qëndrimin e Zotit është në përpjestim me praninë e Tij në zemrat e tyre, prandaj bëjnë përpjekje për të qëndruar të ndershëm para Tij!

Kur ata e duan Atë thellësisht, nuk veprojnë kurrë si një kreditor, në të kundërt, ata janë si të zënë ngushtë, si një debitor. Siç tha Rabia el-Adevije[4], "Unë betohem në Qenien Tënde të Shenjtë që nuk kam adhuruar kërkesat e Tua për Parajsën. Më saktë, unë të dua Ty dhe bashkova skllavërinë me dashurinë time për Ty!" Në këtë mënyrë, ata ecin me dashurinë që derdhet në drejtim të Mbretërisë së Tij, duke pasur bekimin e Tij dhe mirësjellje në mendje. Me zemrat e tyre, ata vazhdimisht përpiqen të qëndrojnë plotësisht me Të, dhe me aftësitë dhe intelektin e tyre, ata vëzhgojnë fenomene në pasqyrat e Emrave Hyjnorë. Ata dëgjojnë zërin e dashurisë në çdo gjë, janë magjepsur prej aromës së luleve dhe e konsiderojnë çdo pamje të bukur si një pasqyrim të Bukurisë së Tij. Gjithçka dëgjojnë, ndjejnë ose mendojnë për Atë, nuk është asgjë tjetër veçse dashuri, si rezultat i së cilës ata e vështrojnë ekzistencën e tërë si një demonstrim të dashurisë dhe, përsëri, e kuptojnë atë si një harmoni për dashurinë.

Kur dashuria ka ngritur tendat luksoze të saj në luginat e zemrës, të gjitha kundërshtitë ngjajnë të jenë të njëjta, të tilla si paqe-trazira, bekim-gjëmë, nxehtë-freskët, komoditet-varfëri, dhimbje-kënaqësi, të gjitha tingëllojnë njëlloj dhe vështrojnë në të njëjtën rrugë. Sigurisht, për zemrat e dashuruara, vuajtja nuk ka ndryshim nga kënaqësia. Tek ata, vuajtja është një mjekim i vërtetë, prandaj pijnë nga dhembja dhe agonia siç pijnë nga lumenjtë e Zotit. Nuk ka rëndësi se sa pa mëshirë ikin kohët dhe ndodhitë, ata qëndrojnë akoma me një ndjenjë të thellë devotshmërie. Me sytë mbërthyer tek dera në pritje që të hapet për të mirëpritur disa tregues dhe kënaqësi në dimensione të ndryshme. Ata kurorëzojnë dashurinë e Tij me vlerësimin e tyre dhe gjithashtu i binden Atij. Zemrat u rrahin me përulje dhe dridhen me të drejtë prej frikës se mos i Dashuri nuk i dëgjon. Që zemrat të mos u frigohen, për ironi, ata përsëri gjejnë strehë në Burimin e Vetëm të përkrahjes dhe ndihmës. Duke hulumtuar në këtë mënyrë për mirëkuptim dhe pranim te Zoti, ata bëhen të kërkuar për të gjithë si në këtë botë, ashtu edhe në botën e përtejme. Vëmendja e tyre është përqëndruar tek Zoti dhe askund tjetër. Për ata, të presësh diçka si shkëmbim është një mënyrë për të mashtruar, prandaj ata gjykojnë se nuk është e pahijshme të pranosh bekimin e pakërkuar si shpërblim. Bekimi për ta është një vlerësim i lartë por, me maturi, secili prej tyre rënkon: "Unë gjeta strehë tek Ti prej tundimit të tyre!"

Një i dashuruar kulmon me një dëshirim përvëlues duke humbur në etjen dhe dëshirat e tij që janë më të paarritshmet. Dashuria është krijuar me parime elementare, të tilla si pendesa, gadishmëria dhe durimi, ndërsa më rrallë shfaqen gjakftohtësia, mirëbesimi, pasioni, përmallimi dhe principe të tjera të nevojshme që janë në gjendje të meritojnë këtë pozicion. Leksioni i parë në udhën e dashurisë është pastrimi, të heqësh dorë nga dëshirat personale, t'i lidhësh të gjitha mendimet dhe marrëdhëniet e tua me Të, të jesh i zënë me gjërat që udhëzohen prej Tij, të presësh me shpresë në rastet e shfaqjes së Tij dhe, gjithashtu, të qëndrosh i vendosur gjatë gjithë jetës se Ai do të kthehet te ti një ditë. Në këtë udhë, dashuria nënkupton që të jesh i marrë pas saj. Afshi bën të derdhet pasioni, entuziazmi dhe dëshira, dhe kur afshi bëhet natyra e vërtetë e njerëzve, atëherë ky është përmallim. Mirëkuptimi është pikë takimi për çdo veprim që bëhet me kënaqësi për të Dashurin. Vetëpërmbajtja është bërë e kujdesshme kundrejt dehjes me bekimet për provën dhe prekjen e Pranisë së Tij ose të udhëzimit të drejtpërdrejtë të Tij.

Shumë njerëz zhvillojnë në vetvete një prej cilësive si më sipër dhe ndryshime më të mëdha mund të jenë dëshmuar në sjelljen e tyre. Herë pas here ata kërkojnë qetësisht hapësirat ku mund të besojnë në Atë. Nganjëherë, nën ndikimin për një larmi gjykimesh, ata flasin për Atë dhe shprehin ankesën e tyre lidhur me dallimet. Ata mbushen me gëzim duke pritur bashkimin dhe qetësohen me lotët e lumturisë.

Gjatë kësaj kohe, nuk shohin se ç'ndodh rreth tyre, për përvojën e tyre bashkimi është larmi dhe, herë pas here, ata humbin në respektin dhe frikën nga paqja dhe nuk mund të përputhin dëgjimin me zërat e tyre.

Dashuria rritet dhe zhvillohet në gjirin e diturisë. Dituria është ushqyer prej dijeve hyjnore. Ata të cilët nuk janë të ditur, nuk mund të dashurojnë gjithçka. Dhe ata që për më tepër kanë një këndvështrim të dobët, nuk mund të arrijnë kurrë diturinë. Hera herës, vetë Zoti ngulit dashuri në zemra dhe aktivizon mekanizmat e fshehtë, një bekim veçanërisht për njerëzit larg nga Ai. Megjithatë, mbështetja në mrekulli përrallore dhe pritja e pafuqishme është njëra anë, një pritje aktive në lidhje të pafund është plotësisht diçka e ndryshme. Shërbëtorët besnikë në hyrjen për tek Një i Vetmi, vënë shpresën e tyre në veprim, zënë një pozicion dinamik dhe, për pasojë, ata përftojnë meqë në dukje pozicionet kanë ende mjaft energji të mjaftueshme për mbarë universin, materializimin e aktivitetit madhështor.

Këta njerëz janë të dashuruar besnikë, mishërim i sigurt i karakteristikave që duhen për një dashuri të tillë. Ata në çdo veprim takohen me të Dashurin, me kënaqësi dhe besnikëri të shfaqur gjatë gjithë kohës, si të ishin duke përsëritur Nesimin:[5]

Një dashnor i dëshpëruar, unë nuk dua, o i Dashur, të të braktis Ty,
Unë nuk dua të ndodhë kështu edhe nëse e shqyen zemrën time me një kamë!

Pavarësisht nga fakti që ata gjithmonë dëshirohen përnjëmend për Shoqërinë e Tij, kurrë ndonjëherë nuk ndodh që të qahen. Ata largojnë prej mendjes të gjitha parashikimet që nuk janë për Atë dhe mendojnë vetëm për Praninë e Tij. Kuvendimet e tyre bëhen për të Dashurin dhe, në këtë mënyrë, zërat e tyre fitojnë një thellësi engjëllore.

Për ata, dashuria është gjithçka. Ata mund të mbijetojnë pa trupat e tyre, por pa shpirtrat, nuk munden. Në zemrat e tyre nuk ka dhomë për të tjerët, kështu besojnë ata, por vetëm për dashurinë për të Dashurin. Si të tillë, edhe nëse janë më të varfërit dhe më të pafuqishmit në botë, ata mbajnë një status të lakmueshëm edhe nga mbretërit. Ata janë të mëdhenj në vogëlsinë e tyre, të fuqishëm në pafuqinë e tyre, mjaft të pasur në varfërinë e tyre për të merituar mbarë universin. Ndonëse ngjajnë si një qiri i vockël, ata janë një burim i pasur energjie i mjaftueshëm për të ndriçuar yjet. Edhe nëse të gjithë kanë vrapuar në drejtim të të dashurve besnikë, janë ende larg nga vendi për të cilin të dashurit kanë rendur. Me pasuri për cilësitë e tyre të domosdoshme, ata kapërcejnë universin e tërë. Por kur kthehen në drejtim të Tij, ata bëhen një thërrime, madje më pak, bëhen asgjë sepse kanë harruar gjithçka që lidhet me ekzistencën e tyre.

Një jetë pa Atë ngjan e vogël për ata. Një jetë pa Atë nuk është jetë fare. E rëndësishme është që një jetë pa dashuri është një jetë e shkretuar dhe gëzimet dhe kënaqësitë që nuk janë lidhur me Atë, nuk janë asgjë veçse ilaçe të rremë. Ata bisedojnë pa pushim rreth dashurisë e mallit dhe kujdesit për ata të cilët nuk janë mësuar me këto nocione si qenie disi më ndryshe.


* Origjinali i këtij artikulli përmbahet në Örnekleri Kendinden Bir Hareket (Një lëvizje me shembujt te vetvetja), Nil, Istanbul, 2004, f. 184-196.

[1] Këtu e më poshtë, autori trajton çështjen e partnerizimit të Zotit në një mënyrë të gjerë nga çorientimi ynë në njohjen e Zotit si burimi dhe objekti i vërtetë i dashurisë dhe të mirave, gjer te idolatria dhe politeizmi. Ky është shkaku kryesor i kërkimit të kënaqësive ilegjitime dhe i dështimeve tona si rrjedhojë e pashmangshme e tyre.

[2] Hakani, Mehmet Bej (vd. 1606), poet i letërsisë së Divanit. Vepra e tij, Hilje, që do të thotë stoli, ka për temë dhe subjekt lirik bukuritë fizike dhe shpirtërore të profetit Muhammed, portretin e tij. Kjo vepër njihet me titullin Hilje-i Hakani.

[3] Profetit Muhammed, paqja dhe bekimi qofshin mbi të!

[4] Rabia el-Adevije (703-805 e.r.), një zonjë e shquar nga Basra. Gjithë jetën ia pati kushtuar shërbimit për fenë. Megjithëse e pasur, pati parapëlqyer

jetën e thjeshtë e të përkorë, kurse propozimet për martesë i pati refuzuar me justifikimin se "martesa e pengonte nga përmendja e Allahut dhe shërbimi ndaj fesë". Pati përgatitur edhe nxënës.

[5] Nesimi (vd. 1404 e.r.). Poet i famshëm mistik nga Bagdati, Nesimi konsiderohet si një ndër mjeshtrit e parë të letërsisë së Divanit. Ai ka dy Divane në turqisht dhe persisht.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.