Thirrje plot shpresë për durim prej mendimtarit Fethullah Gylen
Kryetari i Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, z. Jeshil, i ndau me këto fjalë vlerësimin e takimit me z. Fethullah Gylen: "Të mos ju nxisin aspak fjalët e thëna, kuptimi i të cilave nuk mund të gjejë vend as një drejtësi e as në njerëzoren. Edhe sikur të ndodhë që në të ardhmen t'u vijë turp, ju prapë mos ua mbyllni portën, dhe për më tepër ruajuni prej artikulimit të fjalëve të rënda. Padyshim që ka për të dalë se cila është e drejta dhe e vërteta."
Kryetari i Fondacionit të Gazetarëve dhe shkrimtarëve, Mehmet Jeshil, vetëm disa ditë pasi ishte takuar me mendimtarin Fethullah Gylen i ndau edhe me pjesëmarrësit në Forumin e Intelektualëve Turko-Arabë që u mbajt në Stamboll, disa vlerësime lidhur me ndodhitë e ditëve të sotme. Fjalët e z. Gylen që u transmetuan prej tij në forum ishin:
- Hizmeti nuk mund të ketë asnjëherë kurrfarë llogarie apo pritshmërie personale, individuale. Detyrimi ynë, pa të cilin nuk do të kishte asfare kuptim ekzistenca jonë, është qëndrimi rreth Kuranit dhe Traditës profetike, pra gjithnjë brenda qerthullit të lejesës.
- Ju nuk duhet t'ju nxisë aspak artikulimi i fjalëve, kuptimi i të cilave nuk mund të gjendet as në drejtësi, as në njerëzoren. Edhe sikur të ndodhë që në të ardhmen t'u vijë turp që i kanë përmendur këto fjalë, ju mos e mbyllni asnjëherë portën tuaj në atë mënyrë që të mos mund të hapet më, e padyshim që duhet të ruheni prej fjalëve dhe shprehjeve të rënda.
- Ne parapëlqejmë gjithnjë durimin dhe heshtjen. Vetëm se, patjetër që fyerjeve dhe akuzave do t'u jepni një përgjigje, por ajo do të jetë brenda qerthullit të drejtësisë dhe të lejesës.
- *Ne nuk mund të bartin urrejtje apo mllef për askënd. E patjetër që duhet të dimë si ta falim vëllain tonë. Veçse frika ime është, se nëse kanë hyrë në atë që quhet e drejta e Allahut, duke prekur kësisoj të drejtën e gjithkujt, falja e saj nuk është më brenda mundësive tona të faljes, por i përket kryekëput Allahut (xh.xh.).
- Mos e harroni asnjëherë, se vendi ku shkon ndërgjegja kolektive e gjen prehje përfundimisht, është pikërisht e drejta dhe e vërteta. E nuk ka asfarë dyshimi se në fund ka për të dalë se ku është e drejta dhe e vërteta. Do ta shikoni se si ndërgjegja kolektive do të vijë e do të zërë vend pranë jush.
- Publikuar më .