• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Sqarim i Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve rreth “listës së kuqe”

Sqarim i Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve rreth “listës së kuqe”

Sqarim i Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve rreth “listës së kuqe”

Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve sqaron qëllimin e të ashtëquajturës “lista e kuqe.

Ende janë të freskëta në kujtesën e gjithsecilit qëndrimet e rreth një viti më parë të z. Erdogan, asokohe kryeministër, i cili nëpërmjet z. Bylent Arënç, të cilin e ka mandatuar dhe i ka kërkuar të zhvillojë një takim me mendimtarin Fethullah Gylen, për t’i përcjellë këtij të fundit mesazhin: “Keni një kërkesë ose sugjerim ndaj nesh?”, si dhe përpara dhjetra mijëra të pranishmëve në aktivitetet e zhvilluara në arenat sportive i është adresuar duke i thënë: “Kthehuni në Turqi, le të marrë fund malli që keni për atdheun.”

Por, pas akuzave për korrupsion dhe rryshfet, të ngritura ndaj katër ministrave të kabinetit të tij, të cilat çuan në dorëheqjen e tyre rreth një vit më parë, asokohe kryeministër dhe tani në postin e Presidentit të Republikës. z. Erdogan adresoi ndaj z. Gylen akuza tejet të rënda, të pabazuara në asnjë provë, duke e shpallur së fundmi si ‘terrorist’ pa kurrfarë baze ligjore. Ndërsa tani po përpiqet që të imponojë një urdhër arresti ndërkombëtar për ekstradimin e z. Gylen në Turqi.

Pushteti aktual politik, e ka pranuar vërtetësinë e projekteve për përgatitjen e një infrastrukture të nevojshme ligjore për të përligjur këtë akuzë dhe akuza të tjera të ngjashme, vërtetësinë dhe seriozitetin e të cilave nuk e beson asnjë njeri i ndërgjegjshëm dhe që beson në demokraci, infrastrukturë kjo, ç’është e vërteta, e përgatitur me nxitim (dhe është cilësuar antikushtetuese nga të gjithë juristët profesionistë e të përgjegjshëm), duke e kaluar në varësi të tij pushtetin gjyqësor dhe duke instaluar gjykata, pavarësia e të cilave është e dyshimtë. Në fund, ai përdori një serial televiziv për të shpikur si udhëheqës të organizatës terroriste z. Gylen, duke tentuar të imponojë në këtë mënyrë një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

Bazuar në normat ligjore ekzistuese të së drejtës ndërkombëtare, nuk ka gjasa që Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për z. Gylen, sikundër nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pranojnë një kërkesë për ekstradimin e tij.

Kushtetuta po shkelet me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë

Është e qartë se një vendim i tillë i bërë me porosi dhe që është në funksion të realizimit të një projekti të paracaktuar, është i njollosur me paligjshmëri si dhe është në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare, andaj një situatë e tillë e vendos vendin tonë në një pozitë qesharake në sytë e gjithë botës.

Pavarësisht se është tejet e qartë se nga kjo nismë nuk do të arrijnë asnjë rezultat, zgjedhja e qëllimshme e kësaj mënyrë aspak ligjore, tregon qartë se kjo do të përdoret vetëm për qëllime propagandistike dhe krijimin e një perceptimi të rremë. Qartazi kuptohet se kjo është paramenduar për t’u përdorur gjatë fushatës së zgjedhjeve të ardhshme, çka do t’i shërbejë propagandës së gjatë fushatës elektorale duke thënë: “Ne kërkuam nga SHBA-të ekstradimin e tij, por SHBA-të nuk e dorëzuan sepse ai është njeriu i tyre”.

Publiku dhe bashkësia ndërkombëtare që beson tek vlerat universale të demokracisë, nuk është aspak i suprizuar ndaj këtyre padrejtësive. Në fakt, pikërisht kjo mund të pritet nga një parti në pushtet që ka humbur respektin e sundimit të ligjit dhe që e cila në përpjekje për të minimizuar çdo diskutim për praktikat dhe aferat e saj korruptive, në kuadër të lirisë së shprehjes së mendimt, ndaloi pa mëshirë aksesin në rrjetet sociale Twitter dhe Youtube, urdhëroi policinë të ndërhyjë brutalisht ndaj protestave paqësore të Parkut Gezi në Stamboll, shkaktoi vdekjen dhe dhunimin e protestuesve, shpalli terrorist Berkin Elvan, një protestues paqësor, dhe imponoi turmat të fishkëllejnë nënën e tij në mitingjet e partisë së tyre, dhe që për më tepër ka arritur deri në atë pikë sa të akuzojë grupin e tifozëve “Çarshë” të skuadrës së futbollit Beshiktash për organizimin e një grushti shteti.

Duke refuzuar të kthehet në atdheun e tij të dashur, i cili tashmë është shndërruar në një regjim padrejtësish, pavarësisht faktit se prej kohësh është shpallur i pafajshëm nga gjykata për akuzat e ngritura ndaj tij, me moton e tij “kurrë mos i bëj gjërat e lehta për njerëzit mizorë”, z. Gylen ka dëshmuar edhe një herë që është një personalitet i matur dhe largpamës. Nëse z. Gylen, do të kishte zgjedhur që në vend të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jetonte në një vend anti-demokratik si vendi ynë, është e tejet e qartë që ai do të ishte duke përjetuar një mori vuajtjes dhe persekutimesh.

Ditët e errëta janë pararendëse të mëngjeseve të shndritshme

Jemi shpresëplotë se Turqia shumë shpejt do të jetë një vend, i cili do të implementojë plotësisht parimet e demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit, përgjegjshmërisë, transparencës, të drejtat e njeriut, barazinë për qytetarët e saj, lirisë dhe të bashkëjetesës paqësore, si dhe do të jetë një vend model për vendet perëndimore, një vend i cili jo vetëm që nuk do të detyrojë qytetarët e saj të emigrojnë për shkak të persekutimeve, por do të shndërrohet në një strehë të sigurtë për viktimat e persekutimit të vendeve të tjera.

Ne, si Shoqatë e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, shprehim bindjen e plotë se do ta kapërcejmë këtë ngërç që po përjetojmë me demokracinë, prevalimin e të drejtës, ekonominë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Me respekt i bëjmë me dije opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar se do të vazhdojmë përpjekjet tona të vazhdueshme në përputhje të plotë me mesazhet e Presidentit të Nderit të Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, z. Gylen, i cili për rreth 50 vite është angazhuar në mbrojtjen e paqes sociale, shmangien e dhunës dhe luftën kundër të gjitha formave dhe mënyrave të diskriminimit.

Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.