Liga Afrikane flet për Lëvizjen Gylen
Simpoziumin Ndërkombëtar për Dialog i Ligës Afrikane i zhvilluar në ndërtesën e sapopërfunduar të Ligës Afrikane në Addis Abada të Etiopisë mblodhi përfaqësues të lartë të afërsisht 40 shteteve. Në simpozium morën pjesën afërsisht 2500 persona. Folësit e ardhur nga Azia, Afrika dhe Amerika në simpoziumin me temë “Bashkëjetesa, mirëkuptimi reciprok dhe vazhdimësia”, nënvizuan ndikimin e Lëvizjes Gylen për paqen globale.
Në programin e organizuar nga Këshilli i Dialogut Ndërfetar Etiopi dhe Shkollat Ndërkombëtare Turke “Nexhashi”, ishin të pranishëm shumë misionarë dhe përfaqësues të feve tjera, akademikë dhe punonjës të Komisionit të Ligës Afrikane.
“Prezenca e një numri të madh vëzhguesish dhe gazetarëve tregon edhe një here rëndësinë e këtij forumi për të gjithë ne”, u shpreh Dr. Salah S. Hammad, përfaqësuesi i Ligës Afrikane duke nënvizuar kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen dhe interesin e lartë. “Është shumë domethënëse dhe përputhja e ditës së këtij programi me Ditën e Afrikës, ditë në të cilën të gjithë ne afrikanët shpresojmë të jetojmë të gjithë bashkë dhe në paqe”, vazhdoi ai duke u bërë thirrje për paqe dhe bashkim të gjitha fiseve afrikane.
“A keni menduar ndonjëherë për filozofinë e cila qëndron pas këtij edukimi dhe pse kanë ardhur deri këtu në Etiopi për të hapur shkolla këta mësues të rinj turq?” drejtoi pyetjen Prof. Dr. Thomas Michel, ish përfaqësues i Vatikanit aktualisht pedagog i universitetit Georgetown, duke folur rreth zhvillimit dhe suksesit të shkollave turke dhe Lëvizjes Gylen. Michel vazhdoi fjalën e tij duke pohuar se themeli i kësaj lëvizjeje “është shembulli më i bukur i kulturës së bashkëjetesës dhe dialogut. Ne kemi tre armiq: varfërinë, injorancën dhe mosmarrëveshjet”, u shpreh Michel duke nënvizuar faktin se shkollat turke të hapura në të gjithë botën përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemet e mësipërme.
Duke prekur larminë e kulturave dhe gjuhëve të kontinentit afrikan, Ministri i Brendshëm i Etiopisë Shiferaw T. Mariam vlerësoi bashkimin në një takim të përfaqësuesve të grupeve, feve dhe kulturave të ndryshme me nismën e shkollave turke. Gjithashtu ai pohoi se ky takim shënon fillimin e një periudhe të re për Etiopinë. “Në këto shkolla të një strukturë shumëkulturore, kultura e bashkëjetesës qëndron në këmbë pavarësisht diferencave. Siç e dimë, me anë të këtyre shkollave po mbyllet një vakum prezent i vendit tonë, me ndihmën e edukimit po zgjidhen çështje si racizmi, radikalizmi etj”, u shpreh Mariam, duke pohuar se kishte vizituar shkollat turke të vendit të tij dhe se kishte parë nga afër suksesin e arritur.
“Civilizimet do të zhvillohen me përpjekjet tuaja”
Pasi shpreh falënderimet e tij të përzemërta për organizuesit e simpoziumit, i nderuari Fethullah Gylen uroi simpoziumin me anë të një letre dërguar Ligës Afrikane: “Unë jetoj me shpresën se kulturat dhe civilizimet do të takohen në një pikë dhe do të arrihet horizonti i pajtimit dhe bashkëpunimit me ndihmën dhe përpjekjet e njerëzve të nderuar si ju të cilët kapeni dorë për dore dhe krijoni ishuj të vegjël paqeje në ndërtimin e një bote të lumtur e cila premton mbledhjen buzë vlerave universale.” “Shpresoj dhe uroj vazhdimin e kurorëzimit të takimeve të tilla frytdhënëse të kulturës së bashkëjetesës”, mbyll letrën e tij të urimit Gylen.
- Publikuar më .