Desmond Tutu: Kontributi i kësaj lëvizjeje për paqen, mbresëlënës
Desmond Tutu është një aktivist për të drejtat e njeriut dhe laureat i çmimit Nobel për Paqen. Vetëm një ditë më parë, ndërsa mori çmimin "Gylen" për Paqen nga Instituti i Harmonisë Turkuaz, u shpreh, se Lëvizja Hizmet është duke dhënë një kontribut të veçantë për paqen në botë.
Tutu, ndër të tjera u shpreh: "Në një shtet ku përjetohen tensione të të gjitha natyrave prej grupesh të ndryshme, mua më kënaq mjaft fakti i ekzistencës i sa e sa njerëzve të rinj, të cilët mblidhen bashkë për t'i shërbyer shoqërisë." Ai u ndal gjithashtu në rëndësinë e punimeve të organizuara prej Institutit të Harmonisë Turkuaz, madje ndihet krenar për punën e tyre të pareshtur për të prurë pranë njëri-tjetrit njerëz të grupeve të ndryshme shoqërore. "Për mua ka qenë mjaft mbresëlënëse, kur kam dëgjuar për veprimtaritë tuaja dhe ekzistencën e një grupi të këtillë të rinjsh, të cilët përpiqen t'i ftojnë njerëzit drejt paqes dhe bashkëjetesës." - u shpreh ai.
Pasi theksoi se kishte qenë plot tri herë për ta vizituar Turqinë, u ndal paksa edhe në situatën e tensionuar të Turqisë së muajve të fundit. "Nëse e ndani shoqërinë në kampe të ndryshme, atëherë quheni se i keni shërbyer "tensionimit", e pas saj lind edhe urrejtja e ndërsjellë mes njerëzve, aq sa mund të shkojë edhe në përballje konkrete." - veçoi ai. "Në vendin tuaj ka shumë organizata, si edhe shumë tensione aktive mes grupesh të ndryshme etnike apo shoqërore. Andaj, të gjitha grupet, individët apo organizatat që shërbejnë për arritjen e paqes dhe dialogut në vend kanë një domethënie tejet të veçantë. Shpresoj, që nga dita në ditë të fuqizoheni edhe më shumë, duke i çuar edhe më tej veprimtaritë tuaja," - qenë fjalët me të cilat e mbylli fjalën e tij laureati Desmond Tutu.
- Publikuar më .