Indonezia vlerëson pikëpamjet arsimore të Fethullah Gylenit
Në fund të muajit tetor, në Xhakarta të Indonezisë u organizua konferenca ndërkombëtare ku 32 akademikë nga 14 shtete të ndryshme folën rreth Modelit Arsimor të Gylenit.
Konferenca me titull “Modeli Arsimor i Gylenit” u organizua nga Universiteti i Indonezisë dhe “Universiteti Islam Xhakarta”, një nga universitetet më të rëndësishme të botës islame në bashkëpunim me katedrën Gylen.
Në konferencën e mbajtur në hotelin Grand Melia të Xhakartës ishin të pranishëm rreth 200 persona, personalitete të larta të Indonezisë, akademikë vendas e të huaj, si dhe përfaqësues të misioneve të huaja.
Duke iu drejtuar të ftuarve, Drejtuesi i Katedrës Gylen, Dr. Ali Unal deklaroi se Indonezia është një vend me potenciale të mëdha dhe këtë potencial mund ta aktivizojë dhe gjallërojë me anë të arsimit. Duke pohuar se mendimet e Gylenit janë përvetësuar nga e gjithë bota dhe kanë marrë trajtën e një modeli të zgjedhur në botë, Unsal theksoi se ky model synon të edukojë një brez të hapur ndaj dialogut, të ushqyer me dashuri, të pajisur me një moral të bukur, modern, të cilët nuk bëjnë asnjë dallim race, gjuhe, ngjyre apo feje.
"Indonezia ka nevojë për modelin arsimor Gylen”
Edhe drejtuesi i grupit organizator të konferencës, Mustafa Ozcan, shtoi se Gyleni është një dijetar që ia ka përkushtuar jetën njerëzimit. Shkollat e hapura në të katër anët e botës me ndihmën e inkurajimeve të tij pasqyrojnë modele të përzgjedhura arsimore. Ozcan tha se me medaljet ndërkombëtare të fituara këto shkolla ngjallur krenarinë e vendit dhu shpreh optimist në shtimin e numrit të shkollave të tilla edhe në Indonezi.
Ndër ligjëruesit ishte edhe ish ministri i arsimit të Indonezisë Prof. Dr. Yahja Muhaimin. Muhaimin deklaroi se Indonezia ka nevojë për një model të tillë arsimor si modeli Gylen. Ai pohoi se ky model është rruga ideale për të treguar se shkenca nuk është e kundërt me fenë dhe se të dyja ecin bashkë.
I ftuar nderi në këtë konferencë, Fethullah Gylen shprehu keqardhjen e tij për pamundësinë e pjesëmarrjes në konferencë për arsye shëndetësore. Duke i shprehur falënderime e tij të sinqerta organizatorëve të konferencës, pjesëmarrësve dhe folësve, Gylen shprehu urimet e tij duke shpresuar që kjo konference të jetë një nisëm e re në emër të brezave të ardhshëm.
32 akademikë nga 14 shtete prezantuan kumtesa
Në konference mbajtën fjalën 32 akademikë nga 14 shtete të ndryshme. Mes tyre kishte akademikë të shquar si Prof. Dr. Leonid R. Sykiainen (Rusi), Prof. Dr. Yoshiaki Sasaki (Japoni), Prof. Dr. Rostislav Rybakov (Rusi), Prof. Dr. Greg Barton (Australi), Prof. Dr. Mitsuo Nakamura (Japoni) Prof. Dr. Ismail Albayrak (Australi), Prof. Dr. Choi Woo Won (Kore), Prof. Dr. Azmuddin Ibrahim (Malajzi), Prof. Dr. Julkipli Wadi (Filipine) ve Dr. Thomas Michel (Amerika) të cilët paraqitën kumtesat e tyre në 20 tetor në Universitetin Islam Xhakarta dhe me 21 Tetor në Universitetin Indonezi.
Fjalën e hapjes në të dy universitetet e mbajtën rektorët përkatës. Rektori i Universiteti Islam të Xhakartës Prof. Dr. Komaruddin Hidayat dhe rektori i Universitetit Indonezi Prof. Dr. Gumilar Rusliwa Somantri shprehën gëzimin dhe mirënjohjen për organizimin e një konference të përmasave të tilla në shtëpinë e tyre.
- Publikuar më .