Trajno, mbështet dhe persekuto?

Asnjëherë nuk është e thjeshtë të gjenden diplomatë, të cilët flasin publikisht e pa dorashka, në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe pa fshehur faktet, edhe nëse ata janë të tërhequr nga postet zyrtare. Rastet kur bëjnë përjashtime nga një sjellje e tillë në publik të diplomatëve, janë mundësi të arta dhe na bëjnë të lumtur ne gazetarëve. Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi, Francis Ricciardone është njëri prej tyre.

Ambasadori Ricciardone, jo shpesh herë i përmbahet artikulimeve pa një ‘vetëcensurë’, pavarësisht faktit se disa muaj më parë u largua nga posti i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara. Falë fakteve dhe deklaratave të fundit të bëra publike nga ai vetë, mësuam më shumë gjëra për qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth Turqisë dhe Lëvizjes për Shërbim.

Ligjërata e ambasadorit Ricciardone në konferencën njëditore të organizuar nga Akademia Transatlantike, të mërkuarën e shkuar, ishte tregues i qartë i faktit se si pala amerikane është e irrituar dhe e ngopur me ankthin e Ankarasë zyrtare ndaj Lëvizjes për Shërbim dhe z. Fethullah Gylen. Më pak fjalë, ajo që ish-Ambasadori Ricciardone u tha zyrtarëve të qeverisë turke, të cilët i kishin zërën derën e zyrës së tij njëri pas tjetrit, me pretendime se Lëvizja për Shërbim ka formuar një shtet brenda shtetit dhe që kërkonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i ndiqnin anëtarët e kësaj lëvizje dhe t’i ndalonin, ishte shumë e qartë: "Në rregull, sipas ligjeve tuaja dhe ligjeve tona, ku qëndron krimi këtu?"

Nga vërejtjet e bëra publike nga ish-ambasadori amerikan me shumë përvojë, duke qartë se amerikanët kanë dëgjuar me vëmendje dhe durim kërkesat e vazhdueshme të qeverisë turke për hir të aleancës dhe bashkëpunimit dypalësh dhe kanë bërë maksimumin e tyre për t’i ndihmuar, por Ankaraja zyrtare ka dështuar të ofrojë ndonjë provë konkrete për pretendimet dhe kërkesat e tyre.

“Më tregoni një provë që vërteton që janë shkelur ligjet tuaja, apo ligjet tona? Më thoni ku është përdorur dhunë në ndonjë rrethanë apo vend të caktuar? Çfarë krimi kanë bërë? Janë të implikuar në pastrim parash? Në trafikim të qenieve njerëzore? Kanë probleme me vizat?”, - duhet t’u thoshte atyre Ricciardone, por, “ata [qeveria turke] në asnjë rast nuk janë shprehur se është shkelur ligji.”

Duke rikujtuar politikën e dyerve të hapura të ambasadës ndaj të gjithë qytetarëve që i binden ligjit të Republikës së Turqisë, Ricciardone u tha drejtuesve të agjensive të ndryshme në Turqi: "Shiko, unë takohem me këta njerëz. Ata vijnë dhe takohen me mua. Janë gjë kriminelë?... Mos po thoni se këta shtetas turq janë kriminelë që nuk duhet të vijnë në vendin tim apo shtëpinë time? Jo? Atëherë ne do të vazhdojmë të takohemi me ta.”

Lëvizja për Shërbim nuk është terroriste

Duket se Ankaraja, e cila e sheh Lëvizjen për Shërbim si një "kërcënim të sigurisë kombëtare", është bazuar mbi aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se akuzat e saj do të merreshin seriozisht nga pala amerikane, por ata u zhgënjyen nga qëndrimi i tyre." Është e vështirë për ne që ta kuptojmë intelektualisht se si një lëvizje, një lëvizje fetare, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e respektojnë për kontributin pozitiv në konsolidimin e marrëdhëniet turko-amerikane, si mundet që kjo të përbëjë një kërcënim për shtetin?” - shtroi pyetjen Ricciardone.

Edhe në qoftë se Lëvizja për Shërbim ka "depërtuar" në strukturat e shtetit në një mënyrë apo një tjetër, vetëm kjo nuk përbën një krim, argumenton ai. Sa i përket përpjekjeve për të lidhur Lëvizjen për Shërbim me terrorizmin, Ricciardone i bën jehonë qëndrimit të Uashingtonit në mënyrë të qartë: "Qeveria amerikane nuk e konsideron Lëvizjen për Shërbim si një organizatë terroriste të dhunshme. Pikë. Nuk mendojmë kështu."

Ambasadori Ricciardone jo domosdoshmërisht mendon se Lëvizja për Shërbim është e përsosur. Për shembull, ai ka kritikuar qëndrimin e lëvizjes gjatë në rastin e grushtit të shtetit “Çekani” kundër oficerëve të lartë ushtarakë dhe ka dyshuar për një ndikim të mundshëm në gjykim. Nga ana tjetër, ai përjashton mundësinë se SHBA-të do të jenë në një mendje me kërkesat e paligjshme të qeverisë turke.

Në një intervistë me gazetën pro-qeveritare “Sabah”, ambasadori i tanishëm i SHBA-ve në Turqi, John Bass përshkruan akuzat për hizmet si "serioze". Ata duan të nënvizojnë një gjë të tillë, e kanë gabim. Në përputhje me qasjet diplomatike, ambasadorët që janë në shërbim zakonisht nuk i thonë publikisht mendimet dhe qëndrimet e tyre, të cilat mund të konsiderohen si akuza ndaj qeverive të vendeve ku shërbejnë.

Përkundrazi, në të shumtën e kohës ata [ambasadorët] përpiqen që të ruajnë raporte të mira me qeveritë dhe t’i kënaqin ata. Sigurisht, Ambasadori Bass nuk do të thoshte publikisht para mikrofonit, "Mjaft na mbajtët të angazhuar dhe të zënë me këtë absurditet.” Personalisht mendoj se qëndrimet dhe vërejtjet e tij në takimet zyrtare nuk janë shumë të ndryshme nga ato të paraardhësit të tij, pasi mendoj se ky është qëndrimi i administratës së Presidentit Obama, dhe jo pikëpamjet apo qëndrimet personale të ambasadorëve.

Ambasadori Ricciardone ka prekur disa pika të rëndësishme në lidhje me Turqinë. Me pak fjalë, ai beson se marrëdhëniet turke-amerikane nuk janë bazuar në "vlera të përbashkëta", dhe ndërsa e thotë këtë gjë ai ka parasysh zhvillimet e fundit negative në raport me demokracinë dhe liritë. Nga ana tjetër, ai sqaroi gjithashtu se përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përpiqen të krijojnë një dialog "të arsyeshëm" edhe me gjeneralët që janë implikuar në grushtin e shtetit. (Pra ata mund të bashkëjetojnë edhe me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan). Ai gjithashtu tha se Turqia dhe SHBA-të janë në partneritet të ngushtë me njëri-tjetrin. Përgjigjet e tij për mungesën e një qëndrimi të ashpër në reagimin e qeverisë amerikane ndaj kërcënimeve në rritje për lirinë e shtypit, ai i argumentoi duke thënë: "jemi në kontakte të vazhdueshme dhe të angazhuar" me përfaqësuesit e qeverisë turke. Ne, në fakt, i detyrohemi një falënderim të madh ambasadorit, i cili me qëndrimet e tij na ndihmoi që të mund të kuptojmë dhe vërejmë parametrat e politikës amerikane në raportet ballë për ballë me Turqinë.

Politika e shtyrë nga interesat

Pra analiza dhe parashikimet e mia bazuar në atë që unë dëgjova nga ambasadori Ricciardone së bashku me burime të tjera në Uashington, është se SHBA-të i shohin shumë të vakëta shpresat për demokracinë në Turqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shohin një dritë në fund të tunelit nën kushtet aktuale politike dhe sociale. Ato mendojnë se Turqia mund të humbasë pesë apo edhe 10 vitet e ardhshme për shkak të autoritarizmit të partisë në pushtet dhe të paaftësisë së opozitës.

SHBA-të parapëlqejnë të ndjekin një politikë të shtyrë nga interesat, në vend të rritjes së tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe me një politikë të bazuar tek vlerat. Një demokraci e dobët do të ketë një kosto mbi vlerën e shtuar të Turqisë, por rëndësia e saj strategjike nuk do të zvogëlohet. Me pak fjalë, SHBA-të në angazhimet e tyre nuk do të shërbejnë si një instrument për regjimin represiv, por gjithashtu nuk do të qëndrojnë kundër.

Qytetarët amerikanë, natyrisht, do të vazhdojë të ushtrojnë presion ndaj Amerikës zyrtare për të mbrojtur demokracinë në Turqi. Megjithatë, askush nuk duhet të anashkalojë aftësinë e Ankarasë për të zbutur qëndrimet e Uashingtonit përmes ‘rryshfeteve’ strategjike. Për shembull, administrata Obama sot është e lumtur që Turqia do të mirëpresë një program trajnimi dhe mbështetjeje për kundërshtarët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ISIL). Djemtë tanë në Ankara me siguri mendojnë se më shumë pajisje dhe donacione do t’u garantojnë atyre të fitojnë licensa të reja për të persekutuar.

Për të përmbledhur, për aq kohë sa Turqia do të vazhdojë të jetë një minierë strategjike, të shtypurit nuk duhet të presin mbështetje të fortë nga SHBA-të. Në një mënyrë, kjo do të ishte më mirë nëse dinamika lokale peshon më shumë se dinamika e huaj në luftën për demokraci. Të paktën nuk do t’u jeni borxhli askujt.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2022 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.