Sulltanizimi i Erdoganit

Sulltanizimi i Erdoganit

Arrestimi i gazetarëve në Turqi, dy prej të cilëve janë drejtuesit kryesorë të gazetës “Zaman” dhe televizionit “Samyollu”, është bërë tema e ditës e të gjithë medias botërore. Kështu, gazeta britanike, “The Guardian” shkruan: “Policia turke arreston 23 persona duke i bërë presion shtypit opozitar”. Një panoramë e turpshme për Turqinë. Fatkeqësisht në Turqinë e shekullit XXI, ndërhyhet ndaj një grupi medietik, qe ka me dhjetëra televizione, radio, portale dhe revista. Po kështu, zyrtarët më të lartë evropianë, i kanë kritikuar ashpër arrestimet në masë të përfaqësuesve të mediave kryesore opozitare. Shefja për Politiken e Jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, deklaruan se arrestimet e gazetarëve dhe kryeredaktorëve turq, bien në kundërshtim me vlerat europiane. Ndërsa BBC njoftoi se këto media njihen si opozitare dhe kanë raportuar mjaft kritika ndaj Presidentit. Këto arrestime vijnë pak ditë, pasi Erdogan-i ka bërë të ditur se do të ndërmerren “hapa të rinj” ndaj mbështetësve të Gulenit. Me të njëjtin shqetësim u shpreh edhe zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jane Psaki, e cila deklaroi se SHBA-të po i ndjekin nga afër raportet për bastisje dhe arrestime në Turqi. Liria e medias dhe pavarësia e drejtësisë janë elemente kyçe në çdo demokraci të shëndetshme dhe gjithashtu, pjesë e Kushtetutës turke. Analisti i gazetës më të rëndësishme, “Hurriyet”, Taha Akyol, në komentin me titullin “E frikshme”, e vlerëson 14 dhjetorin si “Ditën e zezë në historinë e demokracisë”, kurse kolegu tij, Ahmet Hakan e titullon shkrimin e tij “E frikshme, e rrezikshme, e paligjshme”.

Vazhdimi i arrestimeve në Turqi vlerësohet si grusht shteti kundër medias, shtypit dhe lirisë së mendimit. Dhe ky ashpërsim midis ish-kryeministrit dhe sot president i Turqisë, Erdogan, ka shpërthyer me të gjithë forcën e tij, veçanërisht që prej 17 dhjetorit të vitit të kaluar, kur shpërtheu skandali i pastrimit të 1 miliard dollarëve iranianë në Bankën Popullore në Ankara. Në listën arrestimeve pasardhëse ishte edhe djali i vetë Presidentit Erdogan, i cili nga telefonatat e zhvilluar u zbulua se nga ky skandal kishte fshehur me dhjetëra milionë dollarë.

Qeveria e kryesuar nga z. Erdogan, ndërmori një fushatë të egër spastrimesh, duke pushuar apo transferuar me mijëra oficerë dhe punonjës policie; shkarkoi apo transferoi me dhjetëra prokurorë që ishin të angazhuar kundër këtij skandali të përmasave të mëdha. Në këto përplasje të pushteteve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se vazhdimi i kësaj rruge do t’i japë fund shtetit ligjor dhe demokratik në Turqi. Këto qëndrime po e ulin shume imazhin e Turqisë në botën demokratike dhe po e largojnë atë më shume nga mundësia e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.