Lutje për dialog mes qytetërimeve

“Libri i Jill Carroll “Dialogu i qytetërimeve” ofron një përgjigje në kohën e duhur ndaj teorive sipas të cilave qytetërimet munden vetëm të përplasen mes tyre. Duke bërë bashkë njerëzit e shquar të fushës shpirtërore, si nga lindja, ashtu dhe nga perëndimi, ky dialog tekstual tregon se si përpjekjet për dinjitet e të gjithë njerëzve mund të na çojnë drejt vlerave të përbashkëta morale dhe shoqërore.”

(Bernadette Andrea, Universiteti i Teksasit në San Antonio)

“Duke krahasuar idetë e M. Fethullah Gylenit me ato të pesë mendimtarëve më produktivë dhe më me influencë, B. Jill Carroll nga Rice University, tregon se është plotësisht e mundur të ekzistojë një dialog konstruktiv intelektual dhe etik mes mendimtarëve të cilët kanë në thelb fe, moral dhe pikëpamje politike të ndryshme. Dashuria e pafundme për çdo gjë të mirë, mundëson optimizëm për të takuar të tjerët dhe përmes këtij lloj dialogu të cilin, si Gylen, ashtu dhe Carroll e kanë në vizionin e tyre, ne mund të vërejmë shumë më tepër se ajo që thuhet në fjalët e Rumiut “Ju duhet ta përjetoni dashurinë tuaj, përndryshe mund të përfundoni vetëm në thënien e fjalëve pa vlerë. (Mathnavi I, 109)”

(Denis Sansom, Universiteti Sanfor)

“Libri “Dialogu i qytetërimeve” është një punë mjaft intriguese dhe në kohën e duhur. Dr. Carroll zbulon se intelektualët, pavarësisht përkatësisë së tyre islame, sekulariste perëndimore apo të filozofisë së lashtë, zotërojnë një terminologji të përbashkët kur diskutojnë në lidhje me problemet njerëzore, madje edhe atëherë, kur mendimet e tyre nuk përputhen.”

(Ahmet Kuru, Universiteti i Shtetit të San Diegos)

“Kjo vepër e shkruar në mënyrë të mrekullueshme tregon se dialogu bën të mundur pranimin e ndryshimeve.”

(June O’Connor, Universiteti i Kalifornias, Riverside)

“Mua në veçanti më ka pëlqyer vënia e theksit nga ana e Dr. Carroll mbi mendimin e Gylenit se qeniet njerëzore kanë vlerë më të madhe edhe se engjëjt, mendim i cili ekziston gjithashtu edhe në shkrimet e Apostull Palit dhe Shën Gregorit. Ky libër do të jetë shumë i dobishëm në njohjen e dinjitetit të përbashkët të të gjitha qenieve njerëzore.”

(Rt. Rev. Alexei Smith, Zyrtar Ekumenik dhe i marrëdhënieve ndërfetare i Arkidioqezës së Los Anxhelos)

“Libri i B. Jill Carroll “Dialogu i qytetërimeve” është një vepër e thellë dhe sugjestionuese e cila përpiqet të bëjë analizën e ideve kyçe themelore përgjatë shekujve në të gjithë botën. Kur ne të jemi në gjendje të identifikojmë pikat bazë të përputhjes dhe të mospërputhjes së ideve, dialogu është i dëshirueshëm, madje i nevojshëm dhe në shkallën e tij më interesante dhe potencialisht produktive.”

(Daniel Skubik, Universiteti Babtist i Kalifornias)

Pin It
  • Publikuar më .
© 2022 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.