Lindja e Bekuar

Lindja e Profetit Muhamed, Krenarisë së Njerëzimit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, mund të shihet nën dritën e të qenit një rilindje e njerëzimit. Deri në ditën kur Profeti e nderoi këtë botë me ardhjen e tij, nuk ishte e mundur të dallohej e mira nga e keqja, dita nga nata apo trëndafili nga gjembi. Dukej sikur bota ishte shtëpia e një mëngjesi universal dhe kozmosi ishte zhytur në kaos. Falë dritës që ai përhapi në ekzistencë, errësira u pasua nga drita, nata u mbulua nga dita dhe universi u shndërrua në një libër i cili ishte tashmë i lexueshëm, fjalë për fjalë, frazë për frazë, paragraf për paragraf …. i gjithë universi përjetoi në njëfarë kuptimi një ringjallje dhe rifitoi tashmë vlerën e vërtetë të tij.

Nderimi që ai i bëri botës me ardhjen e tij, është një fenomen universal dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme si për tokën ashtu edhe për qiejt. Deri në ditën kur ai rivendosi një ligj qiellor, interpretoi domethënien e të fshehtave që përdoren prapa vellos së ekzistencës dhe parashtroi komente të reja të lidhjes me universin, ekzistenca në tërësinë e saj nuk kishte kuptim, ishte e ndarë nga pjesa shpirtërore, e fragmentizuar me të gjitha pjesët e saj të huaja për njëra-tjetrën. Objektet jo të gjalla nuk përbënin asgjë më shumë sesa figura të pajeta pjesëmarrëse në një paradë të pakuptimtë, ndërsa gjallesat përplaseshin me ingranazhet e "seleksionit natyror" duke ngelur kështu çdo ditë me nga një rrjetë të ndryshme vdekjesh. I ngecur në vetmi të thellë, çdo individ ishte një jetim dhe një viktimë e mjeruar nga ankesat rreth një serie gjërash që i mungonin. Periudha e errësirës u thye menjëherë nga drita e emërtuar nga ai, djajtë u mposhtën dhe çoroditjet u zhdukën. Natyra e krijimit u kthye në gjendjen e saj fillestare; shkatërrimi u shndërrua në rindërtim dhe gjumi u shkund në mënyrë që njerëzit të bëheshin gati për riparimet që duheshin bërë. Fjalët tona të fundit dhe ikja nga kjo botë u kthyen në parada; çdo lindje u shndërrua në festë dhe çdo vdekje në bashkim.

Që nga dita kur ngrohtësia e tij filloi të na përkëdhelte, pesha e "zhdukjes së përjetshme", është hequr, sihariqet e reja të bashkimit kanë mbërritur nga vendet e dashura tek zemrat që rrahin me hidhërimin e ndarjes. Falë jetës që ai frymëzoi shpirtrat tanë, ne kemi arritur të ndërgjegjësohemi në lidhje me realitetin tonë, tashmë jemi në kontakt me natyrën. Ne kemi arritur të shfrytëzojmë xeherorin e fshehur në thelbin tonë dhe kemi arritur të ndjejmë dimensionin e pafundësisë të ngulitur brenda tij. Pa atë njeri, ne nuk do të kishim qenë në gjendje të zbulonim thellësinë tonë të brendshme e as të perceptojmë kaq gëzueshëm rrugën dhe destinacionin që kalon nëpërmjet varrit drejt pafundësisë ashtu siç bëjmë tani. Ai është njeriu që derdhi dashuri dhe entuziazëm në zemrat tona duke iu dhënë shkëlqim syve tanë dhe i cili na përgatit për udhëtimin tonë drejt vendit të përjetësisë.

Përpara se ne të nisemi në këtë udhëtim misterioz, ai është kapiteni dhe ciceroni ynë në këtë breg ku ne presim, një udhëheqës dhe ndërmjetësues për destinacionin tonë përfundimtar. Ne kemi përgjegjësi ndaj tij dhe nuk mund të qëndrojmë indiferentë në lidhje me të; e megjithatë, për shekuj me radhë jo vetëm që nuk kemi qenë indiferentë, por i kemi tejkaluar kufijtë e respektit për të dhe për mesazhin që ai solli.

E vërteta është se ne jemi përpjekur të vendosim lidhjet tona me të në kohë, me anë të ceremonive të mevludit; sheqerkat dhe uji i trëndafilit u jepen miqve në këtë ditë dhe shpesh ne e përkujtojmë Profetin me këngë e himne. Megjithatë, këto ceremoni nuk kanë qenë në raportin e duhur me madhështinë e tij; ato nuk i afrohen asgjëkundi, madje as nderimit që i bënin shërbëtorët e tij. A mund ta konsiderojmë vallë Ditëlindjen e Bekuar nga një këndvështrim më i gjerë, më sinqerisht dhe më solemnisht për hir të mesazhit të tij të ndritur?

Askush nuk dëshiron që të kënaqë dëshirat e veta me ato festime, e as ta transformojë Islamin e shenjtë në një karnaval të gëzueshëm, madje askush nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë. Ndaj, përse nuk u dashka që bota Islame ta përkujtojë ditëlindjen e tij që në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e kësaj bote si dhe dita e shpëtimit të njerëzimit?

Qytetërimi modern nuk do të kishte ekzistuar pa qytetërimin Islam dhe qytetërimi Islam nuk do të kishte dalë në skenë po të mos kishte qenë Profeti dhe mesazhi i tij.

Nëse nuk do të kishte ekzistuar Islami, i cili u shfaq me gjithë butësinë, tolerancën, ngjyrimet e ngrohta që e karakterizojnë, i cili është i hapur ndaj të mësuarit dhe e çmon shumë dijen, nëse dijetarët muslimanë nuk do ta kishin përçuar kulturën greko-latine në Evropë, atëherë Perëndimi me siguri do të kishte mbetur në errësirën e mesjetës. Është e padiskutueshme që matematika, fizika, kimia, astronomia, gjeometria dhe mjekësia, që të gjitha i kanë themelet e tyre në Lindje dhe kanë natyrë komplekse si pasojë e tolerancës së Islamit. Qytetërimit perëndimor iu desh të priste gjashtë shekuj pas Jezusit për t'u bërë ai që është sot… ata pritën dhe e takuan Islamin nga i cili ata u ndikuan së tepërmi ndaj Perëndimi e skicoi të ardhmen e tij nën këtë dritë. Megjithëse Perëndimi nuk i pranoi bazat e mendimit Islam, këto baza patën një ndikim të madh në ndërtimin e mendimeve dhe ideve moderne perëndimore..

Gjithçka ka kjo botë është e dhuruar falë tij,
Çdo popull dhe çdo njeri i është borxhli atij,
Gjithë njerëzimi i është borxhli atij të pafajshmi,
O Zot, na ringjall ne duke thënë këtë dëshmi.
                                          Mehmet Akif

Për shekuj me radhë ne nuk e kemi respektuar Profetin aq sa e meriton dhe nuk mund t'ia festojmë siç duhet një ditëlindje, një javë apo një muaj të dedikuar vetëm kësaj lindjeje të bekuar. Kjo nuk do të jetë e mjaftueshme edhe sikur ta bëjmë për vite me radhë, megjithatë, "një mbret sillet ashtu siç i takon një mbreti dhe një shërbyes kryen punën e tij prej shërbëtori." Prandaj, ne duhet të bëjmë çfarë të mundemi në këtë drejtim, çfarëdo që është brenda mundësive tona duke thënë: "më mirë kaq se asgjë."

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.