Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese

Te nderuar krerë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, të nderuar klerikë, miq, intelektualë, pjesëmarrës në këtë aktivitet. Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve në këtë simpozium.

Njeriu i sotëm ndoshta përjeton më shumë frikë se në të kaluarën, dhe vuan të gjejë lumturinë Edhe në shtëpinë e tij madje. Të gjitha këto, tregojnë se njerëzit, sidomos duke ruajtur akoma vlerat e përbashkëta njerëzore, mund të sigurojnë paqen globale dhe mund të përgatisin një botë plot lumturi për të nesërmen. Ne nuk shikojmë dallimet racore, ideologjike, fetare dhe kulturore. Ne nuk kujtojmë zënkat e kaluara por pranojmë se diversiteti kulturor dhe ai fetar, është një pasuri botërore dhe dëshirojmë një botë ku të jetohen ndjenjat më të fisme njerëzore.

Domosdoshmërinë e bashkimit rreth një ideje, një veprimtarie dhe bashkimin ideor për një botë globale, ku të mbizotërojë, jo terrori, lufta, dhimbja dhe lotët, por të mbizotërojë lumturia, dashuria, mirëkuptimi dhe paqja. Ne e konsiderojmë si një përgjegjësi që historia na e ka vënë mbi supe. Në ditët e sotme ku propagandohet aq shumë përplasja e qytetërimeve dhe përgatitjet e reja për këtë përplasje, dëshirojmë të kontribuojmë në dialogun mes qytetërimeve dhe bashkëjetesën e kulturave diverse. Më lejoni të falënderoj profesorët e nderuar të cilët kontribouan në realizimin e këtij simpoziumi. Falënderoj gjithashtu dhe z. Ferdinand Xhaferri për bashkëpunimin dhe mbështetjen nëpërmjet edhe Institutit për Dialog dhe Mirëkuptim që ai drejton.

Nuh Tokçelik
Drejtor i Shtëpisë Botuese PRIZMI
Nga fjala përshëndetëse e drejtori të Prizmit, mbajtur në promvimin e librave të Prizmit, Tiranë 2010.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.