• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Bashkimi Euroipian: Nuk e cilësojmë “Lëvizjen Gylen” si organizatë terroriste

Bashkimi Euroipian: Nuk e cilësojmë “Lëvizjen Gylen” si organizatë terroriste

Kordinatori kundër terrorit në BE, Gilles de Kerchove, tha se nuk e cilëson “Lëvizjen Gylen” si organizatë terroriste, dhe për ta ndryshuar këtë mendin ka nevojë për prova të qarta.

Bashkimi Euroipian, ka deklaruar se nuk ndan të njëjtin mendim me turqinë që “Lëvizja Gylen” është organizatë terroriste, dhe për ta ndryshuar këtë qëndrim ka nevojë për prova dhe fakte të qarta.

Kordinatori kundër terrorit në BE, Gilles de Kerchove, ka bërë disa deklarata rreth çështjes gjatë një reportazhi dhënë për Reuters, në Ankara. Duke përdorur shkurtimin që i ka vënë qeveria turke “FETO” (Organizata terroriste e Fethullahçinjve), Kerchove tha: “Ne nuk e shohim FETO’n si organizatë terroriste, dhe nuk besoj se BE do ta ndryshoje qëndrimin e saj në një të ardhme të afërt”.

“ByLock nuk është i mjaftueshëm”

Duke cekur edhe arrasitimet që janë bërë pas tentativës për grusht shteti në 25 korrik atyre që kanë përdoruar programin e telefonit “ByLock”, De Kerchove tha: “Fakti që kanë shkarkuar një program në telefon nuk përbën asnjë provë të shkallës së dytë, ka nevojë për fakte dhe prova reale që këta njerëz kanë marrë pjesë në ngjarje”.

Duke akuzauar “Lëvizjen Gylen” se qëndron mbas grushtit të dështuar të shtetit, qeveria turke akuzon edhe aleatët e saj në NATO, Amerikën dhe Gjermaninë se nuk e kanë dënuar sa duhet këtë përpjekje për grusht shteti.

Pas 15 korrikut 2016 e deri tani, në Turqi janë arrestuar rreth 50 mijë mësues, policë e gazetar, me arsyetimin se mund të kenë lidhje me “Lëvizjen Gylen”. Rreth 150 mijë të tjerë janë shkarkuar nga puna.

Gjermania, e cila i ka kritikuar këto arrestime, refuzon t’i ekstradojë personat që kërkon Ankraja nga Gjermania, me arsyen se mos ndoshta kanë marrë pjesë në tentativën për grusht shteti apo mund të kenë lidhje të mundshme me “Lëvizjen Gylen”. Gjatë deklaratës Kerchove e ka cekur edhe këtë çështje duke shtuar se “Vendimi për ekstradim merret nga vendet anëtare dhe në të shumtën e rasteve drejtësia, drejtësia e pavarur kërkon argumente dhe fakte të qarta”.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.