Edhe dhembshuria e bën të domosdoshëm ahiretin

Mbi tokë vëzhgojmë shumë qartë se vepron një dhembshuri. Dhembshuria është ndjenjë dhimbjeje ndaj dikujt ose diçkaje tjetër. Ajo është ndjenja e mëshirës ndaj të dëmtuarit ose viktimës, është ndjenja e dëgjimit të qarjes së atij që qan. Dhembshuria është ndjenja e mjekimit të plagës së një njeriu të plagosur e të sëmurë. Kjo ndjenjë dhembshurie vepron nga korniza më e vogël gjer në kornizat më të mëdha.