Mesazhi i dënimit dhe ngushëllimit i Fethullah Gylenit për sulmin terrorist në Vienë

Mesazhi i dënimit dhe ngushëllimit i Fethullah Gylenit për sulmin terrorist në Vienë

Ende pa u mbyllur plaga e hapur nga sulmi i egër i Parisit, terrorizmi nxori sërish krye mbi sipërfaqe me të gjithë mizorinë e tij në Vjenë, duke u marrë jetën katër njerëzve të pafajshëm dhe duke lënë të plagosur shumë të tjerë.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera mbarë popullit të Austrisë, në veçanti të afërmve që humbën njerëzit e tyre të dashur. I lutem Zotit që t’u falë shëndet të plagosurve e ata të shërohen sa më shpejt.

Çdo njeri është krijuar si gjëja më e çmuar dhe çdo jetë njerëzore është e shenjtë, pavarësisht besimit që i përket. Kurani i Shenjtë, vrasjen e një njeriu e konsideron si një krim përpara Zotit sikur të kishe vrarë mbarë njerëzimin.

Agresioni dhe dhuna nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e sjelljes së Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Të), prandaj, edhe sikur kjo dhunë të jetë ushtruar nën emrin e fesë, ajo nuk pajtohet assesi me shpirtin e Islamit! Një mysliman që kërkon kënaqësinë dhe pëlqimin e Zotit kurrë nuk mund të jetë terrorist; ata që keqpërdorin religjionin dhe emrin e fesë për të mbuluar mizorinë e tyre si “xhihad” nuk mund të jenë myslimanë!

Në ditët e sotme, më shumë sesa kurrë, ne kemi nevojë për myslimanët që ia kushtojnë jetën e tyre përfaqësimit të Islamit të vërtetë, atij që u jetua nga Profeti, në kërkim të kënaqësisë dhe pëlqimit të Zotit, i cili karakterizohet në thelb nga simpatia, dashuria, dhembshuria, mirësia dhe njerëzorja.

Prandaj unë e dënoj shumë rëndë këtë sulm të urryer, si dhe çdo formë të terrorizmit, që nuk janë gjë tjetër përveçse njolla të hedhura mbi fytyrën e dhembshur e të mëshirshme të Islamit. Lus Zotin, që është më i Gjithëmëshirshmi, që ne të përballemi më me mizori barbare të tilla dhe të na ndihmojë duke i hequr nga rruga pengesat drejt paqes – synimit të të gjitha feve.